DASH pro nismës “Open Balkan”: “Tregu i Përbashkët Rajonal, esencial për përparimin e Ballkanit Perëndimor !”

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht vijimin e përpjekjeve në Ballkanin Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës rajonal, në bazë të rregullave dhe standardeve të BE-së, shprehet në një deklaratë për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.


I pyetur nga Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuaraa ndaj nismës Ballkai i Hapur, të përqafuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por jo nga vende të tjera në rajon, zëdhënësi thekson përmes deklaratës se SHBA u bëjnë thirrje udhëheqësve në rajon “të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre”. Deklarata e cilëson me rëndësi “esenciale për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike” krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal – i tillë që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial shumë të madh të pashfrytëzuar, që shfaqet edhe tek vizioni dhe përpjekjet e popujve të tij për të krijuar një rajon të begatë e të suksesshëm, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian” thuhet në deklaratën që bëri për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit./VOA

Udhëtim nëpër Shqipëri/ Ja cila është gazetarja Franceze që do reklamojë vendin tonë në Francë

Një nga gazetaret më të njohura të turizmit në Francë, Saliha Hadj-Djilani ka bërë një vizitë katër ditore në Shqipëri.Vizita e saj përfshiu Tiranën si dhe rivierën jugore. Për turistët francezë, Shqipëria mbetet ende një vend i pasigurtë, ndërsa Saliha shprehet se sipas bindjes së saj, vendi ynë është një parajsë natyrore me çmime të lira, që në pesë vite e ardhshme do kthehet në destinacion kryesor:


Saliha Hadj-Djilani: T’ju them të drejtën nuk kam dëgjuar fjalë të mira për vendin tuaj para se të vija. Më thonin që nuk ishte një vend i sigurtë, por unë u bëra kurioze dhe vendosa të vij. Kur erdha isha e surprizuar, sepse po ndihesha shumë e sigurtë, si grua e vetme që isha. Keni një pikë të fortë në turizëm që nuk keni mbipopullim turistësh, nga e cila vuajnë vende si Italia ose Spanja. Prandaj, jami e sigurtë që do jetë destinacioni kryesor për shumë njerëz në pesë vitet e ardhshme.

Tirana më pëlqeu shumë me arkitekturën e saj mikse, sheshet e mëdha dhe sidomos muzetë Shtëpia e Gjetheve dhe BunkArt, që e tregonin më qartë historinë e komunizmit.. Ishte një qytet që nuk të mbyste siç është Nju Jorku.

Më pas vizitova pjesën e rivierës së jugut. Më pëlqeu shumë deti i bukur dhe i pastër. Gjithashtu atmosfera festive nëpër klube dhe natyra e njerëzve, që ishte e gëzuar, dukej fiks si në Saint Tropez.

Në Shqipëri mendoj se çmimet dhe ushqimet janë shumë të mira, por edhe akomodomi. Çmime shumë të përballueshme për një francez.

Jeni në të njëjtën ligë te standardet e turizmit me vendet e rajonit si Greqia dhe Kroacia, por ndoshta duhen të rregulloni akomodomin. Duhet të ndërtoni më shumë hotele. Për turistët francezë do ishte parajsë të vinin në Shqipëri ku nuk ka kufizime të rrepta.


Sipas gazetares franceze vendi ynë duhet të përmirësojë imazhin e saj nëpër botë:

Saliha Hadj-Djilani: Nuk do jetë e lehtë t’i bind francezët të vijnë në Shqipëri, sepse nuk e njohin, por unë do ti them që shikoni, isha atje dhe mbijetova. Unë mendoj që vendi juaj duhet të përmirësojë më shumë imazhin. Do të sugjeroja që të keni borde turizmi në vende europiane dhe botërore. Kroacia po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim dhe as ju nuk duhet të mbeteni mbrapa.”

Gazetarja e mirënjohur do të flasë për udhëtimin e saj në Shqipëri në një nga emisionet më të mëdha radiofonike në Francë RMC, që ka audiencë rreth 1 milion njerëz. Gjithashtu ajo ka ftuar në podcastin e saj kryeministrin Rama dhe kryetarin Veliaj, në një bisedë të gjatë për të ardhmen e turizmit shqiptar./topchanne/

Analisti Mustafa Nano i quan talebanë shqiptarët që s’e duan Bregoviçin në Korçë: Ikni pi****, s’kam punë me ju trushpëlarë

Analisti , Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here edhe më ashpër lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.Ai ka bërë një krahasim në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur”, siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vrasin në mënyrë mizore.Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera.

Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon “sulmuesve” që të mos jenë pjesë e faqeve të tij në rrjete sociale, duke u distancuar prej tyre.

Postimi i plotë


Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit. Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha. Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Luftojnë për Sherihatin, luftojnë kundër të pafeve, luftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, luftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj. Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke luftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

…Në nivele të tjera, e njëjta gjë ndodh kudo nëpër botë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku një takëm njerëzish, që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga talebanët afganë, janë duke fituar terren gjithnjë e më shumë. Jo me armë, por me mjete të tjera. Ja, shikojini se ç’bëjnë në rrjetet sociale. Janë futur në profilin e shumë njerëzve (edhe timin, sigurisht) dhe nuk lënë gjë pa thënë. Sharje, fyerje, shpifje, kanosje. Duan të na mposhtin neve që i përkasim palës tjetër. Do t’ia dalin? Nuk është çudi që po. Janë po njësoj trushpëlarë e me motivime gjithashtu të forta.


Ok…, nëse ky vend është i thënë që t’u përkasë atyre, ashtu u bëftë! Por deri atëherë, unë do doja që “talebanët” (këta që nuk merren me idetë që shprehen, por baltosin e denigrojnë personin që i shpreh) tanë të na linin të qetë në këto strofullat tona, përfshirë edhe faqet tona në Facebook, të cilat i kemi hapur për të biseduar e diskutuar me të ngjashmit tanë.

Hej, talebanë…! Largohuni nga faqja ime e Facebook-ut! Unë nuk dua të kem të bëj me ju. Bëhuni def! Pirdhuni!

E sulmuan se i doli në mbrojtje Bregoviçit/ Revoltohet Mustafa Nano: “Jeni talebanë, pirdhuni nga Facebook-u im”

Analisti Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here ashpër lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç. Ky reagim vjen pas të parit ku Nano doli hapur në mbrojtje të artistit serb. Ai ka bërë një paralelizëm në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur” siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vrasin në mënyrë mizore. Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera.

Postimi i plotë


Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit. Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha. Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Luftojnë për Sherihatin, luftojnë kundër të pafeve, luftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, luftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj. Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke luftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

…Në nivele të tjera, e njëjta gjë ndodh kudo nëpër botë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku një takëm njerëzish, që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga talebanët afganë, janë duke fituar terren gjithnjë e më shumë. Jo me armë, por me mjete të tjera. Ja, shikojini se ç’bëjnë në rrjetet sociale. Janë futur në profilin e shumë njerëzve (edhe timin, sigurisht) dhe nuk lënë gjë pa thënë. Sharje, fyerje, shpifje, kanosje. Duan të na mposhtin neve që i përkasim palës tjetër. Do t’ia dalin? Nuk është çudi që po. Janë po njësoj trushpëlarë e me motivime gjithashtu të forta.

Ok…, nëse ky vend është i thënë që t’u përkasë atyre, ashtu u bëftë! Por deri atëherë, unë do doja që “talebanët” (këta që nuk merren me idetë që shprehen, por baltosin e denigrojnë personin që i shpreh) tanë të na linin të qetë në këto strofullat tona, përfshirë edhe faqet tona në Facebook, të cilat i kemi hapur për të biseduar e diskutuar me të ngjashmit tanë.

Hej, talebanë…! Largohuni nga faqja ime e Facebook-ut! Unë nuk dua të kem të bëj me ju. Bëhuni def! Pirdhuni!

ÇEREK TAVE BALLKAN

Nga Aurel Plasari

Shënim në FB për një fantazi politike

Nga pikëpamja historike dhe ajo gjeografike rajoni që është quajtur turqisht “Ballkan” (Europa juglindore) përfshin Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë dhe Shqipërinë; tekstet standarde përfshijnë edhe Rumaninë, e cila teknikisht e refuzon emërtesën “Ballkan”, por pranon përkatësinë në “Europën juglindore”.


Sipërfaqja e përgjithshme e Ballkanit jepet në standard si 666,700 km2, ndërsa popullsia si 59.297.000 (statistikat pas vitit 2000).

Të përllogarisim pak se ç’përfaqëson “Ballkani i hapur” si fantazi politike e tre kryeministrave, atij të Maqedonisë së Veriut, atij të Serbisë dhe këtij të Shqipërisë, në ballafaqim me realitetet historike dhe gjeografike të Ballkanit.

Sipërfaqja e përbashkët e Maqedonisë së Veriut (25.713 km2), Serbisë (88.361 km2) dhe Shqipërisë (28.748 km2) nuk është më shumë se 142.822 km2. Çfarë entiteti përbën ky i tre kryeministrave përkundrejt Ballkanit real prej 666,700 km2, për të pretenduar që ata ta quajnë “Ballkan i hapur”? Në fakt është vetëm ¼ për të mos thënë 1/5 e Ballkanit real. Hapje e Ballkanit është kjo apo e kundërta, mbyllje në një strofull e tri vendeve të shkëputura nga pjesa tjetër e rajonit?

Popullsia e përbashkët e Maqedonisë së Veriut (2.059.000 banorë), Serbisë (7.001.444 banorë) dhe Shqipërisë (2.845.955 banorë) rezulton 11.907.399 banorë. Edhe në këtë vështrim çfarë entiteti përbën ky i tre kryeministrave përkundrejt Ballkanit real me 59.297.000 banorë për të pretenduar që ata ta quajnë “Ballkan i hapur”? Në fakt përfaqëson vetëm 1/5 të Ballkanit real. Hapje e Ballkanit është kjo apo përsëri e kundërta, d.m.th. mbyllje në një strofull tri vendesh të shkëputura nga pjesa tjetër e rajonit?


Meqë tre kryeministrat duken të andrallosur për t’ia ndryshuar nofkën hera-herës fantazisë së tyre politike, nuk ka përse të mos e pranojnë çiltër e ta quajnë “Çerek tave Ballkan”. Sa pa gjë, edhe çerekllëku hahet. fb a.p.

Harta e publikuar nga Plasari

Covid në Greqi/ Shënohen mbi 3.600 raste të reja

Greqia prej disa ditësh numëron shifra të larta ditore jo vetëm të rasteve të reja me Covid, por edhe përsa i përket humbjes së jetëve njerëzore. Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 101661 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 3605 raste të reja dhe kanë humbur jetën 20 pacientë. Sipas të dhënave vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 240 pacientë kryesit mbi 70 vjeç. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 528474 qytetarë, mes të cilëve 13158 kanë humbur jetën.


Brogoviç në Korçë/ Shemi “Ne e kemi shpall çetnik ndërsa Shqipëria e thëret për performacë për herë të dytë”

“Festa e Birrës” në Korçë ka bërë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve pas njoftimit të emrave të artistëve që do të performojnë në të.Pasi në këtë eveniment u bë e ditur se do të marrë pjesë këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviç,largimet kanë qënë të shumta .E për këtë reagimi nga artistët nga Kosova ishte i fortë ,ata anuluan pjesëmarrjen dhe performancat e tyre në festën Birrës në Korçë që do mbahet nga 18-22 gusht. Capital T, Dafina Zeqiri, Grupi NA dhe Dren Abazi – ishin nga emrat e parë që u tërhoqën nga pjesëmarrja në këtë event. Edhe Shemi nga grupi “Ilirët” pak më parë ka treguar se nuk do të jetë pjesë e këtij eventi.Në një prononcim për Telegrafin, artisti thotë se është me Kosovën pasi ka lindur dhe se do të vdes këtu.

Janë ngatërruar gjërat arti me politikë. Protagonisti kryesor, Goran Bregoviq, me u rrok vëllazëria ndërmjet vete Kosova Shqipëria ne e kemi shpall këtë muzikant çetnik ndërsa Shqipëria për herë të dytë po e thërret në performancë, nuk e di as kush han e as kush pi, unë jam me Kosovë se këtu kam lindur e këtu do të vdes dhe nuk do të marrë pjesë ne Beer Fest Korçë se kështu ka vendosur Kosova”, ka thënë Shemi për Telegrafin.


Infektohet me COVID-19 gazetari Kostandin GRILLO ,dërgohet me urgjencë në Turqi për kurim

Komentatori i njohur sportiv dhe njëkohësisht një prej menaxherëve më të vjetër të futbollistëve në vend, Kostandin Grillo, po kalon momentet më të vështira të jetës së tij.Prej pak ditësh ai është prekur nga virusi “COVID-19” dhe gjendja është rënduar në orët e fundit, pasi prej infektimit i janë prekur mushkëritë.

Falë ndërhyrjes së miqve të tij dhe veçanërisht administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, është bërë i mundur pak minuta më parë udhëtimi me çarter në një prej spitaleve më të mira në Turqi. “korcablog.com” i uron shërim të shpejtë ikonës së komentit shqiptar. Sonte pritet të mbërrijë në spitalin “Memorial” në Stamboll ku do të marrë dhe trajtim më të specializuar. Para dy javësh ai ishte në delegacionin e Vllaznisë për ndeshjen kundër AEK Limasolit që u luajt në Qipro.


Nga rival në fushë në shokë skuadre/ Serxho Ramos bën postimin epik për Mesin: “Kush do ta kishte imagjinuar?”

Nga rival në fushën e blertë me Realin dhe Barcelonën, askush nuk do t’i kishte imagjinuar që të ishin së bashku shokë skuadre. Bëhet fjalë për Serxho Ramos dhe Lionel Mesin të cilët kanë qenë rival prej vitesh në fushën e blertë kur luhej “El Clasico” e famshme. Veterani spanjoll ka bërë një postim në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” të dyqanit zyrtar të PSG-së, fanellën e tij me numër “4” dhe atë të Mesit me numër “30” ngjitur me njëra-tjetrën duke shkruajtur:

Kush do ta kishte menduar?


Greqia në flakë/ Fotografia bëhet virale në rrjet …”sytë e Valentinës simbol i dhimbjes dhe dëshpërimit”

Zjarret në Greqi kanë shkrumbuar gjithçka! Shtëpi, mijëra ha tokë dhe pyje janë totalisht në pushtetin e flakëve. Banorët për shkaqe sigurie po braktisin shtëpitë e tyre. Portreti mes lotëve i një 9-vjeçareje të quajtur Valentina është bërë virale në rrjet. Ajo shihet brenda një makine duke parë nga dritarja zjarrin që kërcënon shtëpinë, fshatin dhe tërë jetën e saj. Imazhi i vogëlushes është kthyer në simbol të dhimbjes dhe dëshpërimit që ka shkaktuar zjarret këto ditë.


”Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, të kthehet pasi po përpiqet të shpëtojë shtëpinë e tyre nga zjarri. Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të shkonte në shtëpinë që po digjej nga zjarri për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam. Në atë moment, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël nga makina e tij dhe ia dha Valentinës. Vetëm nëse jeni prind, dini si të pushoni një fëmijë që të mos qajë më”.- shkruan Moutafis, fotografi që realizoi imazhin ikonik.