Covid në Greqi/ Shënohen mbi 3.600 raste të reja

Greqia prej disa ditësh numëron shifra të larta ditore jo vetëm të rasteve të reja me Covid, por edhe përsa i përket humbjes së jetëve njerëzore. Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 101661 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 3605 raste të reja dhe kanë humbur jetën 20 pacientë. Sipas të dhënave vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 240 pacientë kryesit mbi 70 vjeç. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 528474 qytetarë, mes të cilëve 13158 kanë humbur jetën.