Këngëtarja labe që këndon greqisht nëpër dasma: “Mua më intereson leku, të tjerat janë budallëqe”

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Blerina Balili në një intervistë për Ora Verore u shpreh se shpesh e paragjykojnë që këndon në gjuhën greke. Këngëtarja tha se kjo është punë dhe mendon se këto janë budallallëqe.


“Është budallallëk për mendimin tim, sepse unë quhem këngëtare. Te puna ku vete do dalë një që jeton në Greqi dhe do nxjerrë lekët e do kërkojë “filan” këngë. Unë do ta këndoj sespe jam në punë, shkoj të marr lekët jo të ndaj partitë, shtetet, budallallëqet.

Nuk jam për këtë. Mentaliteti ynë këtu pse greqisht, pse atë…po të këndoja italisht s’do ta kishin problem, po të këndoja anglisht s’do ta kishin problem.

Pse pikërisht këndoj greqishten, këto janë budallallëqe,” tha këngëtarja.

Ajo u shpreh se jeton me qira dhe nuk e ka për turp ta thotë.

“Unë jam me shtëpi me qira. Unë kam vite që jetoj me qira dhe nuk e kam as për turp, as për gjë.

Rrit fëmijët e mi, bëj punën time. Puna nuk është turp, dhe t’i thuash nuk është turp,” u shpreh këngëtarja.