Korça dhe Festa e Birrës, hotelet dhe bujtinat janë të prenotuara: Gati të mirëpresim pushues dhe vizitorë nga i gjithë vëndi

Pas një jave, Korça do të kthehet në kryeqendrën e vendit. Mijëra turistë nga vendi dhe të huaj shkojnë në këtë qytet këto ditë gushti, për të marrë pjesë në festën e birrës, e cila është kthyer tashmë në një traditë të bukur. Korça po përgatitet për t’i mirëpritur ata në mënyrën më të mirë. Shumica e strukturave akomoduese në qytet dhe në fshatrat turistikë të juglindjes, tashmë janë rezervuar.


Hotelierët dhe pronarët e bujtinave shprehen se e kanë presin me padurim festën e Birrës pas një periudhe të vështirë që shkaktoi pandemia dhe izolimi. Pronarët e hoteleve dhe bujtinave tregojnë se qëllimi i tyre është jo vetëm fitimi, por edhe të ofrojnë një shërbim sa më të mirë, në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur. Ka qindra struktura akomoduese në Korçë dhe zonat përreth, të cilët presin në cdo stinë të vitit mijëra turistë. Korça është kthyer në një destinacion të pëlqyer turistik për vetë kulturën, historinë, mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Festa e birrës është ajo që kulmon jetën e këtij qyteti, i cili pret gjatë netëve të festës mijëra e mijëra njerëz që zgjedhin të argetohen aty me muzikë, birrë e mikpritje korçare./Ballkanweb/