Të shtëna me armë zjarri në Ksamil/ Plagoset në dhomën e hotelit 33-vjeçari!

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një 33-vjeçari të premten në darkë në dhomën e një hoteli në Ksamil. Burime nga policia thanë se rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Në njoftim për mediat, policia tha se ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili është shtetasi Edison Yvzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.


Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftim. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.