Tentuan të kalonin 5.4 kg kanabis në Kapshticë/Arrestohet 48-vjeçari nga Korça si transportues,…largohen dy trafikantët

Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar pasi tentuan që përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, të kalonin një sasi lënde narkotike. Dy personat sapo janë pikasur nga policia në afërsi të vendit të quajtur “Lugina e vogël” në fshatin Kapshticë, Devoll dhe iu është bërë thirrje që të ndaloni, u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dhe dy pako me peshë 5. 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në kuadër të hetimit të këtij operacioni, policia arrestoi transportuesin e drogës nga Tirana drejt kufirit të gjelbër dhe dy trafikantëve që u larguan. Në pranga ra 48-vjeçari Festim Qazolli, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se ka transportuar me mjetin tip “Benz”, nga Tirana në drejtim të “Luginës së vogël” këta dy shtetas së bashku me lëndën narkotike, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: