Avokati Llapaj : “Turistët serbë në Shqipëri, marrin me vete nga Serbia edhe letrën e banjos…

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, ka ngritur një shqetësim për ata turistë, kryesisht serbë, që kur vijnë në Shqipëri, marrin me vete ushqime dhe produkte të ndryshme, madje edhe letrat e banjos. Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shtron pyetjen nëse këta numërohen si turistë të huaj, pasi e vetmja gjë që sjellin në vend, janë kazanë me mbeturina. Lapaj shton gjithashtu se ndoshta turistët serbë e bëjnë këtë dhe për arsye sigurie.

Postimi i plotë:


Numërohen si turistë të huaj këta që kur shkarkojnë makinën te dhoma e plazhit kanë me vete patate, speca, letër banje, ujë, vezë, bostan e deri te mielli bukës?

Ndoshta këta të Serbisë i sjellin për arsye sigurie! Çështje besimi.

Turistë që Shqipërisë më shumë i lënë kazanë me mbeturina se para.