E pazakontë në Ksamil/ Shoku e plagosi me armë brenda dhomës së hotelit, kur shkoi në spital refuzoi të tregonte çfarë ndodhi

Policia ka zbardhur një ngjarje të “çuditshme”, ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ksamil. Mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;

-Makawitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.

Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.