Covid në Greqi/ Regjistrohen 3 493 raste të reja

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 3,493 raste të reja të Covid-19 në Greqi, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 531 967. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 235. 24 persona kanë mdrruar jetë,ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13 182 vdekje.