E rëndë/ Covid i merr jetën në lule të rinisë infermieres 28-vjeçare shqiptare

Një infermiere e re shqiptare ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga covid-19. Lajmin e trishtë e bën me dije “Shoqata e Infermierëve Shqiptarë”, duke njoftuar në rrjetet sociale se infermierja 28-vjeçare nga Kërçova në Maqedoninë e Veriut, Lindita Alimi ka ndërruar jetë për shkak të Covid.


Nderron jete ne moshe te re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova,Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites,” shkruhet në postim.

Maqedonia e Veriut, ashtu si Shqipëria po përballet me një valë të re të infektimeve, ndërsa situata është kritike në Kosovë ku prej disa ditësh, rastet me Covid në 24 orë i kanë kaluar 1000 të prekur.