Muzikë edhe pas orarit të mbylljes/ Gjobitet pronari i lokalit në Librazhd, shkeli masat anti-COVID

Në kuadër të kontrollit për zbatimin e planit të masave anti-COVID për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, policia e Librazhdit ka “goditur” një tjetër rast në fshatin Mirakë. Për shkak se ka vijuar muzikën edhe pas orarin të përcaktuar për mbyllje, pronari i lokalit A.T, u konstatua nga policia dhe u gjobit me masën administrative prej 1.000.000 lekësh.Apelet janë të vazhdueshme për administratorët dhe pronarët e lokaleve në mënyrë që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrim aktiviteti.