Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar refugjatët afganë të rrezikuar nga talebanët.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja përmend “Besën” si vlerëm më të rëndësishme për shqiptarët.Diplomatja amerikan shkruan se është nder që SHBA e ka mik dhe aleate Shqipërinë.
“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan Yuri Kim.
Moderatorja sportive Lei Kraja, së fundmi ka zhvilluar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit në ‘Instastory’ ku i është përgjigjur pyetjeve dhe ka ‘shuar’ kuriozitetin e ndjekësve në lidhje me jetën e saj. E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, moderatorja zgjodhi të mos flasë, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje. Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse do të bëje bebe së shpejti, dhe ajo e la me dyshim përgjigjen duke thënë që nuk i dihet kurrë.
Dikush nga ndjekësit e pyeti rreth virgjërisë ndërsa Kraja u përgjigj: ‘Nuk është puna juaj’.
Një tjetër pyetje për bukuroshen zeshkane ishte nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra të varfër dhe ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë me të duke i thënë se pret më lart nga partneri i saj.
Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.
Mediat greke kanë bërë njoftime sensibilizuese për shpërndarje të automjeteve që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse. Nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje – daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës, me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek.
Veç Kakavijës, dy shtetet fqinje kanë pikat doganore të Kapshticës në Korçë, Tre urat në Përmet dhe Qafebotës në Sarandë.
Kujtojmë se një vit më parë, një radhë prej mbi 25 km, u krijua në Kakavijë, në këtë periudhë, si pasojë e fluksit në dalje nga Shqipëria. Pikërisht në 15 gusht, një autoambulancë shtypi një fëmijë 10 – vjeçar në aksin Jorgucat – Kakavijë, pranë Bularatit.
Aktualisht pala greke, në Kakavijë, vijon të punojë me dy sportele, si pasojë e masave anticovid, ndërsa merren edhe testet rapid për shtetasit që hyjnë në Greqi, duke krijuar vonesa dhe radhë të gjata pritjeje për automjetet që synojnë të kalojnë kufirin kryesisht përgjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënë të zbrazët pjesën tjetër të ditës.
Çdoditshmërinë tonë e mbrujnë veprime dhe qëllime dritshmërisht të mbarsura me vezullim dhe zjarr përcëllues ferri, të cilat përgjithësisht ndodh të na marrin rrëmbimshëm dhe të na hedhin; nga njëtrajtshmëria rutinore e formave dhe gjendjeve të të sotmes së mendimeve të platitura, muskujve të mpirë e ëndjeve të përgjumura, në larmishmërinë e ngjyrshme e përjetuese të një përvoje flakatare.
Të tilla janë shumë në të mundshmen tonë të mpiksur në caqe kufijsh dhe arritshmërishë, por kësohere, si ndalesë të prehjes së shpirtit dhe vërshimit, të mundësisë dhe ndijimit, është Driloni, një gostitje sqimatare e natyrës dhe ledhati e gjithfarshme e një ekosistemi, që të duket se ka zbritur nga lart, si një shpërblim i përgjërimeve tona plot devocion dhe adhurim.
Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar me një përkushtim dhe pasion, që sfidon çdo forcë dhe shastis çdo përfytyrim. Gjeografikisht, ai ndodhet 4 km. në lindje të Pogradecit, pranë fshatit turistik të Tushemishtit, fshat i cili u bë atraksion nga një cytje e realsocit kinematografik dhe amalgamash jargavitëse të një farse ideologjike.
Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tre vija uji, arterie që rrjedhin për tu derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun jug-lindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më ngasësi dhe më kureshtari, prekja e drithëruese e çasteve të befta, i cili krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë dhe praninë kaq të begatë të florës dhe faunës që gjallon në këtë angështi kurthi. Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet, janë ai organizëm i gjallë që nusëron me një mantel të blerimtë këtë prehër prehjesh, dehjesh dhe dëshirimi.
Vetëm kur të bëhesh një me atë çfarë të ofron Driloni, vetëm atëherë e kupton se gjithëkjo magji, kjo kreaturë pasionesh të shpenguara e përkujdesi delikat, kjo ëmë e çasteve inkandeshente dhe përshkimeve joshëse, kjo parajsë tokësore e dëshirimeve tona prej eteri, i ka munguar shpirtjes tënde të qetësisë dhe relaksit. Vetëm kjo e mundshme për t’u kredhur dalldisës në krahët e këtij përqafimi, mund të të zgjojë ato energji të platitura dhe të ç’tendosë atë apati, ku heton se të mban të kyçur përditshmëria.
Edhe pse ky park, kryesisht fundjavave është i mbipopulluar, është shumë e lehtë, ose të jesh pjesë e haresë, gazmendit dhe ledhatisë shumëngjyrëshe, që gufon nën solemnitetin dehës të natyrës, ose të gjesh në këtë oaz një qoshk privatësie, prehje dhe adhurimi, për atë që ofron natyra në një ditë përvëlake vere.
Shëtitja në park nën shoqërinë gjarpëruese të liqenit që të ndjek nga pas si një grishje dashurore, një xhiro me varkë, drekimi në një nga lokalet e atyshme, soditja e mjelmave teksa pluskojnë me bardhësinë e tyre vezulluese dhe i jepen një ceremoniali solemn vetëpastrimi që nuk resht asnjëherë, janë gjithëçfarë të ofron Driloni, gjithëajo përkëdheli lojcake, në një ditë të zakontë, në një qasje të çdohershme që e ofron si një kureshtje dhe të pranohet si shpërblim.
Kur përmendim Drilonin nuk mund të mos na shkojë nëpër mend ai vend ku dikur ishte i preferuari i një mbreti dhe një diktatori, legjendat që u thurën dhe të vërtetat që i mbuloi heshtja me mister. Ky magjistar i natyrës shëtiti nga historia në kujtesë, u glorifikua, nga kartolinat në përfytyrime, dhe mbeti e vagullt ajo prekje dhe dehje, ashtu mistike dhe e pikëllimtë, nën shelgjet lotues dhe harenë e pluskimit të varkave dhe mjelmave.
Sot ai është sërish Driloni i freskisë dhe relaksit, ajo prehje idilike e natyrës, ai shkas i atyshëm që na thërret si në një ceremonial sublimimi, dhe ne shkojmë; me shpirtin e shëlbyer blatimesh, zjarrin e zemrës temperuar pasionesh, zërin e akorduar jehonash, prekjen e kredhur ledhatimesh… shkojmë, për të mbetur aty… çast. Aty ku e dëgjon të gjallë ritmin e natyrës, se si ajo ndihet e shkujdesur dhe lojcake, plot epsh dhe poezi. Aty ku ajo merr frymë dhe ngop gjokset tona. Aty ku bari, pemët dhe shpendët guxojnë të shprehin bujarisht mirëseardhjen. Aty ku gjelbërimi krekoset dhe përulet, duke ju bërë momentit përkundje plot devocion amësor, dhe çasteve kllapitëse epje e hutim, ku vullnetlirë kridhemi.
Bizneset që ushtrojnë aktivitetin në territorin e parkut, rreken, ndoshta jo mjaftueshëm, por ama dukshëm është evidente, të ruajnë të vezullimtë shkëlqimin, famës dhe reales, florës dhe faunës, një ekuilibër i brishtë i këtij ekosistemi, nën një lakmim gjithnjë preferencial. Një ditë në këtë park është një mundësi për tu shkëputur nga “terrori” i realitetit urban dhe fluksi i bujtësve e dëshmon këtë. Natyra kudo përpiqet të jetë komunikuese dhe e njëjtësuar me njerëzit, aq sa ata që vijnë dhe ikin duke lënë diçka të shtrenjtë në kujtesën e këtij atraksioni.
A mund që diçka të ishte më mirë? Patjetër që po, por dallueshëm konstaton se gjërat janë në kuotimin optimal të vlerësimit. Kritizerët dhe skrupulozët do të kenë natyrisht diçka për të hidhëruar gjuhën, por sërish Driloni është dhe mbetet për vizitorët, ai, kraharori i butë i një dashurie të frikësuar, parajsa e mundur e shpirtrave të etur për prehje. Nëse vendos të shkosh në Drilon, ti thjeshtë shko, dhe gjithçka tjetër e bën ai për ty.
Duke ndjekur lajmet e orës 15:30, ngela tejet i befasuar nga debati lidhur me ardhjen në Shqipëri të një kontigjenti afganësh që kërcënohen nga regjimi i talebanëve që sot hyri në Kabul. U befasova akoma më shumë nga fakti që klasa politike shqiptare justifikohet me idenë se këtë e ka kërkuar NATO dhe SHBA; apo që rrjetet sociale po mbushen me foto denigruese të talebanëve me kallashnikove në dorë.
Personalisht, unë besoj se Shqipëria e ka detyrim jo nga NATO, jo nga SHBA, por nga historia e saj mikëpritjen e afganëve apo çdo kombësie tjetër të kërcënuar. Me emigracionin ne jemi një komb në borxh dhe kemi pjesën tonë të borxhit për të shlyer. Ne duhet ti presim afganet e kërcënuar sepse duke vuajtur nën një regjim ndër më kriminalët në botë, siç ishte ai komunist, e dimë shumë mirë se cila është e ardhmja e tyre nëse mbeten aty. Ata janë elita e sotme e Kabulit. Ne e kemi më të qartë se kushdo fundin e atyre pak njerëzve të shkolluar e të emancipuar, që ngjan me fatin e shumë intelektualeve në vitin 1945 e deri në 1990 në Shqipëri.
E dyta, perëndimi ka strehur me vite emigrantë politikë shqiptarë dhe ky është një detyrim i gjithë vendeve demokrartike të civilizuara. Ne kemi ende të freskët eksodet e vitit 1990 apo 1991, kur bota na mirëpriti me gjithë problemet që solli ai eksod. Ne kemi qenë më shumë se kushdo popull në Europë viktima të politikave anti-emigrante. Ndaj të përkrahësh sot këto ide në Shqipëri do të thotë të justifikosh racizmin dhe përbuzjen që kanë vuajtur në 3 dekada emigrantët shqiptare.
Së fundmi ne jemi pjesë e një bote të integruar në të cilën, jep dhe merr. Ideja që vetëm të marrim pa dhënë kurrë është më shumë se neveritëse. Së fundmi, ç’do kishte ndodhur nëse Ne, Maqedonia dhe Perëndimi nuk do të kishte hapur dyert për emigrantët shqiptarë të Kosovës, por do ti kishte lënë në dorën e Millosheviçit.Ndaj, për mua e këdo që mendon si unë, afganët janë të mirëpritur, tranzit, ose për tu bërë shtetas të këtij vendi siç shumë shqiptarë janë bërë shtetas të vendeve të tjera të botës. Për të gjithë ata që tallen me fotografitë e emigrantëve, po ju sjell në kujtesë me këto foto eksodin tani. Secili prej tyre është njëri nga ne!
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 1,888 raste të reja. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 537,125, nga të cilët 51,2% janë meshkuj.Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 134 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,082 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur. Në 24 orët e fundit, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me virusi. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 13,223.
Institucionet që do të merren me strehimin e afganëve në Shqipëri, e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendodhjen e re të tyre, por cdo gjë mbahet sekret. Kur është bërë fakt i kryer ardhja e emigrantëve politikë afganë, konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, në disa qindra prej tyre, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i kësaj aleance të re me partnerët strategjik përtej Atlantikut.
Report TV u interesua pranë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të zbardhur më shumë në lidhje me operacionin e rëndësishëm, por gjithçka deri tani është konfidenciale. Dy institucione të rëndësishme shoqërore përtej oqeanit i kanë drejtuar qeverisë shqiptare dy kërkesa për strehimin e përkohshëm të intelektualëve afganë, të cilët janë të parët e listave për ekzekutim nga talebanët e Afganistanit dhe rrjedhimisht më të rrezikuarit.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare. Disa vite më parë, qindra muxhahedinë iranianë janë strehuar në Shqipëri, në një kamp në afërsi të Manzës, i njohur si kampi “Ashraf”. Referuar kësaj strategjie për strehimin e muxhahedinëve, i ngjashëm pritet të jetë edhe strehimi i afganëve, të cilët, siç thuhet, do të mbërrijnë shpejt në vendin tonë. Shqipëria do të jetë e obliguar të sistemoj në kampe provizore qytetarët afganë dhe mbetet po e paqartë koha e qëndrimit të tyre. Kryeministri deklaroi se do të jetë provizore, pasi destinacioni i tyre do të jetë përfundimtar në SHBA.
International Organization for Migration ose njohur ndryshe si Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Përveç vendit ku do të vendoset kampi i shtetasve afganë, detaje nuk jepen edhe përsa i përket kohës së mbërritjes. Aktualisht, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka të planifikuar asnjë fluturim ushtarak që mund të sjell në Shqipëri shtetasit e parë afganë. Organizata IOM ka në menaxhim disa ambiente në Mëzez, të cilat janë përdorur edhe më herët për strehim të emigrantëve, dhe pikërisht ato mund të përdoren edhe për strehimin e emigrantëve politikë afganë.
Postimi i plotë: Aman mor aman sa meren vesh me njeri tjetrin kur behet fjale per lepirje Po pse harxhoni kohe kot kur dilni e deklaroni se jeni dakort me vendimet dhe qendrimet e njeri tjetrit Po ne keto 30 vite kur keni qene ndonjehere kundra njeri tjetrit??????
Ju keni 30 vjet qe shfaqeni vetem neper ekrane sikur jeni kundra njeri tjetrit dhe beni shfaqen me te madhe sikur luftoni njeri tjetrin 30 dite fushate çdo kater vjet E per fatin e keq Shqiptaret e hane dhe prej 30 vitesh ju votojne e ju durojne mbi kurriz .Ju bashke keni qene per çdo pisllik qe ka ndodhur ne kete vend prej 30 vitesh Bashke keni qene per çdo hajdutllik qe eshte bere ne kete vend Bashke per çdo maskarallik qe eshte bere ne kete vend
Bashke keni qene kur dhate fjalen per plehrat e botes qe te vinin ne Shqiperi Bashke per te pranuar armet kimike por nuj ja dolet se reaguan per here te pare Qytetaret
Bashke kur sollet Muxhahedinet Bashke kur pranuat Sirianet Bashke kur bete ligj per te ardhe Bangladeshasit por ai qe i dha 1140 hektare toke nje Bangladeshasi ne kerkim e ka kthyer si ligj qe ju bagla- leshas ta votoni bashke ne shtator Bashke jeni per te pranuar Afgane Por me shume bashke ne fakt jeni me TALEBANET
Bashke jeni kundra interesave te Shqiptareve Dhe te gjithe se bashku keni larguar nga Shqiperia per 30 vjet mbi 2 milion Shqiptare E kur ju shoh qe nxitoni te tregoni se jeni human per Afganet, sinqerisht me ze barku e me vjen per tua perdor surratin tuaj te ndyre si sifon JU JENI BASHKE NJE TUFE E PESHTIRE MENDER LEPIRESISH NDAJ KUJDO QE MENDONI SE KA NE DORE JETEGJATESINE E PUSHTETIT TUAJ Ju jeni fiks pjesa me e ulet e karakterit njerezore sepse i hani m… kujdo qe e shihni mbi vete, dhe nenshtroni, perçmoni, urreni, tallni e degjeneroni kedo qe keni poshte vetes
SA KOHE QE SHQIPTARET DO JU VOTOJNE, DO JU DUARTROKASIN, DO JU VIJNE NGA PAS DO JU DUROJNE MBI KURRIZ, VAZHDONI TEATRIN E PESHTIRE SIKUR LUFTONI NJERI TJETRIN POR ASHTU BASHKE QENDRONI SE JU SHKON PER SHTAT
Jugu është i preferuar nga të gjithë, ndaj dhe këtë të dielë Policia Rrugore ka qenë me patrulla të shtuara që në orët e para të mëngjesit. Fluksi është sidomos në Bypassin e Fierit. Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks i cili është kthyer në problematik për shkak se dhjetëra drejtues shkelin limitin e shpejtësisë.Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, thuhet se u konstatua se kishte automjete të cilat lëviznin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.Policia ka gjobitur drejtuesit që kanë shkelur rregullat teksa paralajmëron të gjithë shoferët se në Shqipëri tashmë ka patrulla nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë.
Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas. Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 397 Të shëruar në 24 orë 39 Të shtruar në spitale 46 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 4,935
Testime totale 957,801 Raste pozitive 135,947 Raste të shëruara 130,673 Raste Aktive 2,810 Humbje jete 2,464
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Aktori dhe kengetari Ermal Mamaqi është duke kaluar pushimet në Turqi me partneren e tij, Amarda Toska. Çifti duket se po argëtohet shumë, pasi herë pas here ndajnë momente në rrjetet sociale.Së fundmi, ka qenë Ermali që ka postuat një fotografi nga deti, kur shfaqet dorë për dore me Amin dhe e ka shoqëruar me një thënie me kuptim të thellë…
“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”, ka shkruar ai në Instagram.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje një shqiptari ka ndodhur në Greqi. Mediat greke raportojnë se studenti shqiptar është përplasur në Volos, teksa po kthehej nga një vizitë që kishte bërë tek disa miq. I riu shqiptar është identifikuar si Tzimis (Xhimi) Mena, dhe ishte duke udhëtuar me motor. Ishte ora 22:00 e të premtes kur një makinë përplasi të riun shqiptar dhe e la të vdekur në vend.Shoferi i makinës është një 37-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar dhe do të pyetet për të sqaruar të gjithë dinamikën e aksidentit. Në motor bashkë me shqiptari ishte dhe një shok i tij, por ky i fundit fatmirësisht ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.Xhimi Mena ishte student në Volos. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti thonë se rruga është shumë e rrezikshme dhe shprehen se ata nuk janë të sigurt.
Bashkia e Korçës ka reaguar pasi është vënë në qendër të kritikave për shkak se ka ftuar këngëtarin boshnjak, Goran Bregovic, në Festën e Birrës, që mbahet në mes të muajit gusht në qytetin juglindor. Në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për anulimin e ftesës për Bregovic, ndërsa Bashkia i quan kritikat si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Korçës, ndërsa sipas saj, korçarëve janë thjesht pjesë e një skenari që nxit përçarje e konflikt, për të trazuar ujërat e për të nxehur gjakrat me të pabëra e të pathëna.
Në reagim theksohet se Goran Bregovic është mirëpritur në çdo cep të botës, i cili ka “kapërcyer prej vitesh kufijtë e Ballkanit, e ka mirëpritur edhe Tirana në vitin 2006”.
Postimi i plotë i Bashkisë së Korçës:
KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE
Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.
Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçes duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.
Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.
Korca i ka te gjitha!
Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perveluese.
Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t’iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.
Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t’i jape Shqiperise.
Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.
Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e trimerise te luftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate luftes, Korca qe ka kryekenge “Dua me shume Shqiperine”, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.
Perpjekjet e diteve te fundit per te demtuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit percarje e konflikt, per te trazuar ujerat e per te nxehur gjakrat me te pabera e te pathena.
Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve te medha te njerezve te gjakut e kombit te tyre! Perkundrazi!
Korca dhe korcaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mencuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje.
E ka mirepritur cdo cep i botes muzikantin ballkanas qe ka kaperxyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.
Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t’i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri.
Por ata harrojne se Korca dhe korcaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites!
Le te festojme se bashku me kulture e qytetari!
Le t’i kendojme dashurise, atdheut, harmonise dhe vlerave njerezore.
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e Patrullës së Përgjithshme. Në pranga kanë rënë Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, vihen në pranga tre shtetas. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i lokalit,i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit Jani Tafani, 52 vjeç, Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë. Në momentin që ka shkuar Patrulla e Përgjithshme për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, shtetasit e lartpërmendur, që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, pronari i lokalit shtetasi R.T., është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Pas Shqipërisë edhe Kosova ka pranuar strehimin e Afganëve. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani.
Postimi i plotë:
Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Refugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken.
Kërkesa kishte të bënte me strehimin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë.
Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu sic na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq.
Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj.
Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur.
Të dashur qytetarë,
Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dëbohesh e të largohesh me dhunë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpëtuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shpëtuan. 22 vite pas atij tmerri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e humbim njerëzoren brenda nesh.
Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë.
Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë.