UEFA “hap thesin”/ Ja milionat që do të fitojnë klubet shqiptare

Klubet shqiptare do të përfitojnë bonuse marramendëse nga UEFA. Klubet e Kategorisë Superiore mbyllën këtë të enjte rrugëtimin e tyre në Europë, me eliminimin e dy skuadrave të fundit që kishin mbetur në garë, Teutës dhe Laçit, të cilat po luftonin për kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës.

Pjesëmarrja e skuadrave shqiptare mund të cilësohet e suksesshme në aspektin sportiv, duke llogaritur se për të dytin vit radhazi kaluan të gjitha të paktën një tur. Kjo pa dyshim ka sjellë sukses edhe në aspektin ekonomik, pasi për rreth një muaj në aktivitet, katër klubet e Superiores sollën 3 milionë euro të ardhura vetëm nga paratë e UEFA-s në futbollin e vendit tonë.Nëpërmjet skemës së re të përfitimeve financiare, tashmë UEFA u paguan skuadrave pjesëmarrëse 100 mijë euro për shpenzimet në çdo tur pjesëmarrës dhe pastaj një kuotë të caktuar fikse në momentin kur eliminohen nga gara gjatë kualifikueseve në Ligën e Konferencës.Në total, falë ecurisë së katër klubeve të Superiores, janë siguruar 3,06 milionë euro të ardhura nga premiot që cakton UEFA për pjesëmarrjen në aktivitetet e saj.