Ambasadorja Kim përshëndet vendimin e Shqipërisë për të strehuar afganët

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar refugjatët afganë të rrezikuar nga talebanët.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja përmend “Besën” si vlerëm më të rëndësishme për shqiptarët. Diplomatja amerikan shkruan se është nder që SHBA e ka mik dhe aleate Shqipërinë.

BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan Yuri Kim.