Pozita Gjografike , Mësuesja shqiptare bëhet virale… u thotë nxënësve se Shqipëria kufizohet me 3 shtete, “harron” Kosovën

Një mësuese në Shqipëri ndërsa ligjëronte online në tetorin e vitit të kaluar, u mëson fëmijëve se Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ndërda nuk përmend fare Kosovën. Videoja është publike në You Tube, e publikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe e transmetuar në Televizionin Shtetëror.


Ndërsa mësuesja flet për shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria, ajo përmend vetëm Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ajo nuk përmend fare Kosovën, por kalon direkt në sipërfaqen katrore të Shqipërisë.

Shtetet kufitare të Shqipërisë janë Mali i Zi në pjesën veri-perëndimore, po ashtu edhe në veri. Me Maqedoninë e Veriut kufizohet në lindje, me Greqinë kufizohet në jug-lindje, ndërsa sipërfaqja totale e Shqipërisë është 28 mijë e 748 kilometra katrorë”, thotë mësuesja.

Kjo video është fshirë menjëheri pasi është bërë virale në rrjet, nuk dihet nëse mësuesja ka harruar apo ka qenë harta e vjetër.