E rëndë/ Gjendet pa jetë 25-vjeçarja në Vlorë,ja dyshimet e para

Një vajzë 25-vjeçare e identifikuar me inicialet D. D., është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në shtepinë rezidenciale të fëmijës, në Vlorë. Bëhet me dije se 25-vjeçarja vuante nga sëmundja e epilepsisë. Trupi i saj është është dërguar drejt morgut të qytetit për të hedhur më shumë dritë me anë të ekspertizës mjeko-ligjore mbi shkaqet e vdekjes, të cilat paraprakisht dyshohet të jenë natyrale .


Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Afganë në Shqipëri? Rama: “Nuk do t’i themi jo Amerikës, kemi pranuar kërkesën për strehimin e qindra personave”

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar këtë të dielë për situatën e krijuar në Afganistan. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka konfirmuar lajmin e se Shqipëria është në bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve të lidhur me Amerikën, që u rrezikohet jeta nga talebanët. Ai ka thënë se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara dhe ka konfirmuar se përgjigjja është pozitive jo thjesht pse e kërkojnë aleatët, po sepse ne jemi Shqipëria.

Postimi:


HEBRENJTË, AFGANËT, SHQIPËRIA

Nuk e ka shqiptaria një histori më të lavdishme për botën, se sa marrja në mbrojtje e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush s’ua kërkoi gjyshërve tanë ta rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, siç pakkush bëri në Europën e përpirë nga flama naziste. Ata e bënë. Pa dallim krahine e feje. Disa syresh e paguan me jetën e tyre, po asnjë hebre për be nuk e dorëzuan tek nazistët. Falë nderit të tyre shqiptar, Shqipëria u bë vendi i vetëm i Europës që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë se sa para nisjes së saj.

Përpara disa vitesh, ne strehuam në Shqipëri mbi dymijë njerëz që përndiqen nga regjimi i ajatollahëve të Iranit. U shpëtuam jetën, duke i tërhequr nga i quajturi, Camp Liberty, në Irak, ku sulmoheshin prej shërbimit sekret iranian e thereshin të gjallë. Dhe e vërteta, ndryshe nga ç’jashtënxorri çisterna e mexhelisit të korruptuar mediatik të Tiranës, është se askush nuk na e vuri litarin në fyt, përkundrazi.

Qeveria e mëparshme kishte marrë mbi njëqind syresh prej tyre, me kërkesë të qeverisë amerikane dhe nder i kishte bërë vetes e këtij vendi. Më pas ne morëm afro treqind të tjerë. Mirëpo përtej moralit në vetvete të kësaj fabule njerëzore, ca shqipo mendjefikur e harrojnë se ne jemi kahera aleatë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur na duhen për hallet tona, siç na u deshën bombat e tyre për t’u mbrojtur nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviçit; siç na u desh zëri i tyre i superfuqishëm për ta hapur rrugën e pavarësisë së Kosovës apo për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO; siç na duhet gjithnjë mbështetja e tyre për të forcuar pozitat tona kombëtare e shtetërore, po edhe kur ne u duhemi atyre ndonjëherë, jo për t’i shpëtuar ata siç ata na kanë shpëtuar ne në kthesa historike, por për t’u gjendur në krah të tyre kur edhe ata, ja që ndodh, kanë nevojë për diçka të vogël prej nesh.


Por ata qindra iranianë të ardhur me kërkesë të aleatëve amerikanë, u bënë mbi dymijë jo me insistimin amerikan, po me kërkesën tonë drejtuar miqve tanë të mëdhenj! Po po, e lexuat tamam, pjesën e madhe të iranianëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkuam ne, pas një masakre të llahtarshme atje në Camp Liberty, ku u vranë me dhjetra, mes të cilëve plot gra e fëmijë.

Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, pyetja ime është: Çfarë problemi u kanë krijuar sharësve e mallkuesve pa din e as iman të rrjeteve sociale, ata njerëz të shkretë, që rrinë mbyllur dhe jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar po me fondet e tyre diku në periferi të Tiranës?

Zero probleme.

Tani le të vijmë tek lajmi i parmbrëmshëm se Amerika kërkon të sjellë përkohësisht në Shqipëri e në Kosovë, afganë të shkretë që vetëm pse u rreshtuan me NATO-n e ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës, rrezikojnë të theren si kafshë nga talebanët. Menjëherë pas daljes së lajmit, qysh dje në mëngjes, ka nisur të hidhet përpjetë llumi njerëzor i rrjeteve sociale, me sharjet e mallkimet e shqipes së vet bazike me 100 fjalë – edhe ato të shkruara për ibret – me të cilat mbron me zjarrin e padijes detin nga greku, dheun nga serbi, ajrin nga armiku imagjinar i radhës, duke shpërfaqur krejt egërsinë e injorancës, në emër të një kinse patriotizmi mu si ai i talebanëve, të cilët tjetrin, të ndryshmin e këdo mendon si ai, e konsiderojnë një armik që duhet asgjësuar, sakatuar e poshtëruar, vetëm pse as nuk është i verbër si ata, as nuk friket nga helmi i kafshimit të tyre.

Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin.

Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e barbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre. Kjo është bindja ime, jo vetëm si njeri i një populli që ka shpëtuar hebrenjtë nga nazistët e shekullit të XX, po edhe si kryeministër i një vendi që i njeh mirë të dyja anët e medaljes, qoftë kur të lënë vetëm në duart e një regjimi xhelatësh në atdheun tënd, qoftë kur kërkon një jetë të re si i huaj në vendet e të tjerëve.

Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Kujt nuk është dakord me gjithë sa thashë për këtë lajm, i them me keqardhje se kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë. Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në flakën e ndezur nga egërsia dhe padija e kinse patriotizmit, por është e amanetit shekullor të mikpritjes së të panjohurve në rrezik.

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni …!

Nga Edmond Petraj

Eshte e cuditshme se me keto Llotarite Amerikane ikin edhe ata qe s’kane pikë nevoje te ikin. Madje shesin restorantet, apo punishtet, thjesht sepse filani shkoi ne Amerike apo Kanada. Atje behen askushi. Nje kompozitor ben ahengxhiun e ndonje lokali te rendomte nate, arkitekti punon ne ndertim etj etj.


Me pas duan te kthehen, por nxjerrin arsyen e kthyer ne formule, se me gjasme po sakrifikojne per femijet. Femijet sipas tyre nuk bekan dot kurre, ate qe prindet e tyre benë, kur emigruan 40 vjec ne vend te huaj. Ata nuk u ambientokan dot me atdheun e prinderve te tyre, qe ne fakt eshte dhe i tyre, sepse na paskan lindur dhe jetokan nje jete tjeter. Keto jane pallavra, sepse kush deshi u kthye.

Femija e nje mikut tim qe ka lindur ne Angli, dhe kaloi shume vite te mira atje, tani ai nuk mundet ta shkepus dot nga Shqiperia. C’do gje varet se si e edukon femijen. Nuk mjafton te besh vetem kapadahiun, kur vjen ne vendin tend si turist i huaj, dhe vetem nxin dhe mohon gjithcka.

Ne fakt pretendojne me forcë qe ky vend s’behet, dhe qe kete ta bejnë te tjeret duke shmangur c’do detyrim te vetes per te pasur pjesen e vet ne ndertimin e vendit te tyre.


Ketu duhet edhe sakrifica e secilit nga ne. Pretendojne te tregojne qe andej behet keshtu, andej nuk behet ashtu, … por vete bejnë sjellje te pakontrolluara, qe te pakten per ate kohe qe jane, te japin shembull kulture dhe te jene te qyteteruar dhe te disiplinuar.

Por vijne si te liruar nga zinxhiret. Mjafton te shohesh duke filluar qe nga trafiku, se si parakalojne gjithe arrogance, dhe kushtojne jete njerëzish ne aksidente. Por kemi edhe nje shembull tjeter, ku te huaj qe vijne ne vendin tone dashurohen me vendin tone, dhe nuk e kane fare problem te risin femijet e tyre ne Shqiperi. Kjo ngase jane te çliruar nga formulat.

Thjesht jetojne jeten ketu, qe nuk qenka fundi i botes, sic e bejne disa nga ne. Madje shumica e emigrantëve, thone qe ketu behet jeta, sepse atje jane kthyer ne robote. Atehere c’fare ka tjeter jeta, kur ketu ke njerëzit dhe u beka jeta!

Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar

Nga Eduard Zaloshnja/

Fale lidhjeve familjare, kam kaluar pushime verore ne Pogradec gjate shume dekadave. Deri ne fund te viteve ’70 te shekullit te shkuar, plazhi i Pogradecit ishte nje plazh i vogel lokal, me shtepi te vjetra peshkataresh e bahce mollkash fare prane buzes se liqenit. Pervec banoreve vendas, gjeje ne ate plazh te vogel edhe disa familje nga Tirana e Elbasani, qe flinin ne shtepite e mikpritesve te tyre pogradecare.


Ne fillim te viteve ’80, nje hotel i ri turizmi u ndertua, plazhi u zgjerua (duke prishur shtepite e vjetra) dhe nje lulishte e gjate 1 km u ngrit pergjate gjithe plazhit te dikurshem. Nderkohe, parku i Drilones (3 km ne lindje te Pogradecit) u perfundua. Rrjedhimisht, edhe numri i pushuesve u rrit gjate behareve te viteve ‘80.
Vitet ’90 ishin te trazuara per Pogradecin (si per gjithe Shqiperine), por pas vitit 2000, Pogradeci ka shenuar nje hap te ndjeshem cilesor. Pedonalja mes lulishtes dhe liqenit eshte rregulluar e zgjatur (duke arritur pothuaj 2 km).

Rruga automobilitike pergjate liqenit (qe ne vere sherben vetem per kembesoret pas ores 18 ne zonen aktuale te plazhit) eshte rregulluar nga hyrja e qytetit deri pothuaj ne Tushemisht (ne kufi me Maqedonine). Rruga panoramike Lin-Pogradec eshte perfunduar krejtesisht. Hotele e pallate te reja (por te ulta) jane ndertuar jo me afer se 100 metra nga bregu i liqenit. Gjithashtu, restorante e bare te reja jane hapur pergjate gjithe rruges kryesore, nderkohe qe jane hequr te gjitha kioskat e rremujshme te viteve ’90.

Gjithcka ne rregull, atehere? Sipas kamarierit Niko, qe me sjell kafen cdo mengjes buze liqenit te fresket, jo. Sipas tij, Pogradeci ka kapacitet per te ardhura nga turizmi 3-fish me te medha se aktualisht.


Kuptohet qe kamarieri Niko nuk ka kohe te me shpiegoje sesi ai ka arritur tek kjo shifer me llogaritjet e veta, por nga bisedat qe kam zhvilluar me kryebashkiake nder vite, si dhe me arkitekte e urbaniste qe kane lidhje familjare apo nostalgjike me zonen, shifra e kamarierit Niko nuk duket te jete larg nga potenciali real i Pogradecit per turizem.

Duke qene plazh buze nje liqeni malor, plazhi i Pogradecit ofron mundesine e berjes se pushimeve verore diku ku temperatura eshte mesatarisht 5 grade celsius me e ulet se sa ne plazhet bregdetare, qe zhuriten nga vapa mesdhetare. (Ndonje dite kur liqeni kreshperohet nga ererat e forta veriore, mund te kalohet me nje vizite ne parkun e Drilonit, ne Shen Naum, ne Korce, ne Struge ose ne Ohr).

Diten verore mund ta fillosh me nje kafe buze liqenit te fresket te Pogradecit (ndoshta me nje xhakovente hedhur krhaheve), pastaj mund ta vazhdosh duke u nxire ne diell e duke notuar ne liqen, dhe pastaj ta mbyllesh me nje gote ne mbremjen e fresket (ndoshta prape me nje xhakovente hedhur kraheve).


Keto mundesi qe ofron Pogradeci, sidoqofte, nuk jane shfrytezuar plotesisht per zhvillimin e turizmit.

Ndertimi i “Lungogjolit” te premtuar nga Rama (ne analogji me Lungomaren e Vlores), do te rriste shume fluksin e turisteve ne Pogradec (e per rrjedhoje, nevojen per hotele e lokale shtese pergjate gjithe bregut te liqenit).

Zona e Turizmit te Vjeter dhe Oktapodit ne derdhjen e lumit Gorica ne liqen ka mbetur si germadhe, fale kontradiktave 30-vjecare te trashegimtareve te tokes ne ate zone elitare te Pogradecit. Nje nderhyrje modeste shtet-privat ne ate zone mund te prodhonte nje resort modern, qe mund te sillte miliona euro xhiro ne ekonomine e Pogradecit dhe vendit.

Me tutje, ish-vilat e udheheqjes komuniste dhe kavalishencat e ish-kuadrove/ushtarakeve komuniste kane zene dhjetra mijra metra katrore ne pjesen me te bukur e te gjelberuar te plazhit te Pogradecit. Ato kane mbetur per 30 vjet si fantazma qe u kujtojne qytetareve kohen kur nuk lejoheshin te kalonin ne ate zone… Nje bashkepunim modest shtet-privat mund t’i kthente ato ne resorte moderne me xhiro milona euroshe.

Per te mos folur pastaj per zonen e plazhit te pazhvilluar nga Pogradeci deri ne Tushemisht, qe ka mundesi te shumta turizmi elitar.

Kuptohet qe te gjitha keto investime kane nevoje per nje masterplan te miremenduar zhvillimi (qe ndoshta duhet te marre parasysh edhe transportin e shpejte te turisteve te huaj nga aeroporti i Ohrit). Potenciali ekziston – vetem duhet menduar qysh sot sesi te shfrytezohet ne te ardhmen….

Plane për fundjavë/ Ja si do të jetë moti ditën e dielë

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike edhe sa i përket kësaj fundjave.

Moti për të dyja ditët (shtunë dhe e diel) parashikohet i kthjellët e vranësira fare të pakta kalimtare në zonën e jugut dhe relievet malore.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës era bëhet me intensitet mesatar dhe shpejtësi deri në 8-10m/s.


La punën pas 25 vitesh/ Nuk do ta besoni se cfarë pune bën tani Ilva Tare…

Gazetarja Ilva Tare është “bërë e gjallë” pas zhvendosjes përfundimisht në Amerikë. Në një postim në Twitter ajo bëri me dije se do të marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të demokratëve në SHBA.

“Samiti i Dhjetorit i Shtëpisë së Bardhë për bashkimin demokratik të vendeve, bazuar në vlerat e aksioneve dhe vlerat demokratike kundrejt modeleve autokratike dhe joliberale”, ka shkruar në Twitter Ilva Tare.

Kujtojmë se gazetarja Tare ka mbajtur postin e drejtoreshës së lajmeve në Euronews Albania, teksa i ka dhënë fund rrugëtimit të saj prej 25 vitesh, për t’u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen, bashkëshortin Eduard Selami dhe dy fëmijët e tyre.

UEFA “hap thesin”/ Ja milionat që do të fitojnë klubet shqiptare

Klubet shqiptare do të përfitojnë bonuse marramendëse nga UEFA. Klubet e Kategorisë Superiore mbyllën këtë të enjte rrugëtimin e tyre në Europë, me eliminimin e dy skuadrave të fundit që kishin mbetur në garë, Teutës dhe Laçit, të cilat po luftonin për kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës.

Pjesëmarrja e skuadrave shqiptare mund të cilësohet e suksesshme në aspektin sportiv, duke llogaritur se për të dytin vit radhazi kaluan të gjitha të paktën një tur. Kjo pa dyshim ka sjellë sukses edhe në aspektin ekonomik, pasi për rreth një muaj në aktivitet, katër klubet e Superiores sollën 3 milionë euro të ardhura vetëm nga paratë e UEFA-s në futbollin e vendit tonë.Nëpërmjet skemës së re të përfitimeve financiare, tashmë UEFA u paguan skuadrave pjesëmarrëse 100 mijë euro për shpenzimet në çdo tur pjesëmarrës dhe pastaj një kuotë të caktuar fikse në momentin kur eliminohen nga gara gjatë kualifikueseve në Ligën e Konferencës.Në total, falë ecurisë së katër klubeve të Superiores, janë siguruar 3,06 milionë euro të ardhura nga premiot që cakton UEFA për pjesëmarrjen në aktivitetet e saj.

Rritja e rasteve me Covid në vend/ Manastirliu apel qytetarëve: “Vaksinohuni sa më parë”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë pasi shifrat në Shqipëri të COVID-19 janë në rritje. Në një postim në Facebook, Manstirliu thekson se këto shifra ftojnë të gjithë për përgjegjësi morale dhe qytetare.

POSTIMI I MANASTIRLIUT


Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19.

#VaksinohuSot

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë

Yuri Kim takim me Kadarenë: “Kadare një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me shkrimtarin, teksa zbulon se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.