Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar

Nga Eduard Zaloshnja/

Fale lidhjeve familjare, kam kaluar pushime verore ne Pogradec gjate shume dekadave. Deri ne fund te viteve ’70 te shekullit te shkuar, plazhi i Pogradecit ishte nje plazh i vogel lokal, me shtepi te vjetra peshkataresh e bahce mollkash fare prane buzes se liqenit. Pervec banoreve vendas, gjeje ne ate plazh te vogel edhe disa familje nga Tirana e Elbasani, qe flinin ne shtepite e mikpritesve te tyre pogradecare.


Ne fillim te viteve ’80, nje hotel i ri turizmi u ndertua, plazhi u zgjerua (duke prishur shtepite e vjetra) dhe nje lulishte e gjate 1 km u ngrit pergjate gjithe plazhit te dikurshem. Nderkohe, parku i Drilones (3 km ne lindje te Pogradecit) u perfundua. Rrjedhimisht, edhe numri i pushuesve u rrit gjate behareve te viteve ‘80.
Vitet ’90 ishin te trazuara per Pogradecin (si per gjithe Shqiperine), por pas vitit 2000, Pogradeci ka shenuar nje hap te ndjeshem cilesor. Pedonalja mes lulishtes dhe liqenit eshte rregulluar e zgjatur (duke arritur pothuaj 2 km).

Rruga automobilitike pergjate liqenit (qe ne vere sherben vetem per kembesoret pas ores 18 ne zonen aktuale te plazhit) eshte rregulluar nga hyrja e qytetit deri pothuaj ne Tushemisht (ne kufi me Maqedonine). Rruga panoramike Lin-Pogradec eshte perfunduar krejtesisht. Hotele e pallate te reja (por te ulta) jane ndertuar jo me afer se 100 metra nga bregu i liqenit. Gjithashtu, restorante e bare te reja jane hapur pergjate gjithe rruges kryesore, nderkohe qe jane hequr te gjitha kioskat e rremujshme te viteve ’90.

Gjithcka ne rregull, atehere? Sipas kamarierit Niko, qe me sjell kafen cdo mengjes buze liqenit te fresket, jo. Sipas tij, Pogradeci ka kapacitet per te ardhura nga turizmi 3-fish me te medha se aktualisht.


Kuptohet qe kamarieri Niko nuk ka kohe te me shpiegoje sesi ai ka arritur tek kjo shifer me llogaritjet e veta, por nga bisedat qe kam zhvilluar me kryebashkiake nder vite, si dhe me arkitekte e urbaniste qe kane lidhje familjare apo nostalgjike me zonen, shifra e kamarierit Niko nuk duket te jete larg nga potenciali real i Pogradecit per turizem.

Duke qene plazh buze nje liqeni malor, plazhi i Pogradecit ofron mundesine e berjes se pushimeve verore diku ku temperatura eshte mesatarisht 5 grade celsius me e ulet se sa ne plazhet bregdetare, qe zhuriten nga vapa mesdhetare. (Ndonje dite kur liqeni kreshperohet nga ererat e forta veriore, mund te kalohet me nje vizite ne parkun e Drilonit, ne Shen Naum, ne Korce, ne Struge ose ne Ohr).

Diten verore mund ta fillosh me nje kafe buze liqenit te fresket te Pogradecit (ndoshta me nje xhakovente hedhur krhaheve), pastaj mund ta vazhdosh duke u nxire ne diell e duke notuar ne liqen, dhe pastaj ta mbyllesh me nje gote ne mbremjen e fresket (ndoshta prape me nje xhakovente hedhur kraheve).


Keto mundesi qe ofron Pogradeci, sidoqofte, nuk jane shfrytezuar plotesisht per zhvillimin e turizmit.

Ndertimi i “Lungogjolit” te premtuar nga Rama (ne analogji me Lungomaren e Vlores), do te rriste shume fluksin e turisteve ne Pogradec (e per rrjedhoje, nevojen per hotele e lokale shtese pergjate gjithe bregut te liqenit).

Zona e Turizmit te Vjeter dhe Oktapodit ne derdhjen e lumit Gorica ne liqen ka mbetur si germadhe, fale kontradiktave 30-vjecare te trashegimtareve te tokes ne ate zone elitare te Pogradecit. Nje nderhyrje modeste shtet-privat ne ate zone mund te prodhonte nje resort modern, qe mund te sillte miliona euro xhiro ne ekonomine e Pogradecit dhe vendit.

Me tutje, ish-vilat e udheheqjes komuniste dhe kavalishencat e ish-kuadrove/ushtarakeve komuniste kane zene dhjetra mijra metra katrore ne pjesen me te bukur e te gjelberuar te plazhit te Pogradecit. Ato kane mbetur per 30 vjet si fantazma qe u kujtojne qytetareve kohen kur nuk lejoheshin te kalonin ne ate zone… Nje bashkepunim modest shtet-privat mund t’i kthente ato ne resorte moderne me xhiro milona euroshe.

Per te mos folur pastaj per zonen e plazhit te pazhvilluar nga Pogradeci deri ne Tushemisht, qe ka mundesi te shumta turizmi elitar.

Kuptohet qe te gjitha keto investime kane nevoje per nje masterplan te miremenduar zhvillimi (qe ndoshta duhet te marre parasysh edhe transportin e shpejte te turisteve te huaj nga aeroporti i Ohrit). Potenciali ekziston – vetem duhet menduar qysh sot sesi te shfrytezohet ne te ardhmen….