Aksident në Korçë, ‘Mini Cooper’-i përplas këmbësoren në Terminalin e autobuzëve

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës , aty ku një makinë tip Mini Cooper ka përplasur një këmbësore në Terminalin e autobuzëve . Ambulanca ka transportuar 20-vjeçaren drejt spitalit të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit . Nga informacionet paraprake bëhet me dije se automjeti ka goditur të renë duke e lënë pa ndenja.

Korçë/Informacion paraprak :

Më datë 16.08.2021, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit E. F., ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.