“Big Brother” rikthehet pas 4 vitesh / Zbulohen emrat e 3 personazheve VIP pjesmarës

Ashtu siç është lajmëruar, Big Brother do rinisë në Shqipëri, pas 4 vitesh mungesë. Por këtë vit është ndryshe, pasi konkurrentët do jenë personazhe VIP. Sipas informacioneve të para, ata do të jetojnë larg luksit dhe nën syrin e kamerave.

Ndërkohë, mësohen 3 ndër personazhet VIP që do marrin pjesë në këtë kompeticion.

Bëhet fjalë për Hygerta Sako,


Valbona Mema dhe Vesel Kurtishaj


Mediat zbuluan se Arbana Osmani ishte në studiot e televizionit ku bisedoi me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë “Top Channel”-in dhe kështu u vendos që përfundimisht do të jetë ajo drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, që nis në tetor.

Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhej në njoftimin e organizatorëve.