Bregovic në Korçë/ Tifozët Kuqezi paralajmërojnë Bashkinë me veprimin “simbolik ‘

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë vijon të ngjallë debate dhe kundërshti nga shumë grupe qytetarësh. Së fundmi Tifozët Kuqezi kanë nisur një protestë për të anulluar ftesën për Bregovic, pasi sipas tyre me këngët e tij ai ka përkrahur masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ata kanë njollosur me ngjyrë të kuqe muret e zyrave të bashkisë, në shenjë proteste që organizatorët e festës të tërheqin ftesën për këngëtarin serb.

Mesazhi:

Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.