Destinacion turistik/ Fermerët ‘tundin’ Devollin me festën e Ziçishtit

Fermerët, prodhuesit, artizanët dhe amvisat e Devollit u bënë bashkë në Festën e Ziçishtin. Në këtë ditë nuk munguan as vallet dhe këngët popullore që gjallëruan fshatin. Gatimet tradicionale, zahiretë e bëra në kushte shtëpie, veshjet tradicionale të zonës ishin vetëm disa prej gjërave që prezantuan në panairin.


Për pjesëmarrësit ky organizim rrit shpresën jo vetëm për zhvillimin e turizmit, por dhe rritjen ekonomike të tyre.

‘Kemi pasur treg shitje. Por tani nuk kemi mundësi të bëjmë treg të përgjithshëm. Kemi ardhur që t’i hamë t’i pijmë e të kalojmë shumë mirë.
Kam turshi, konserva, reçel, kam edhe pije gliker, e raki dëllenje e rrushi që i prodhojmë vetë. I kërkojnë me porosi.
Të gjitha këto prodhimet janë të fshatit dhe të miat. Edhe bukët bëhen [rej meje. Kërkohen dhe pëlqehen jashtë mase. Shumë njerëz kur vijnë na thonë që këto ushqime i bënte nëna jonë dhe gëzohem shumë për këtë.’- u shprehën banorët.

Kryetari i bashkise Devoll, Eduard Duro thotë se këto organizime dhe investimet e fundit janë mënyra më e mirë për ti kthyer vëmendjen e duhur Devollit.


‘Vizito Devollin është një ftesë e hapur për të gjithë, për të vizituar Devollin. Për t’i hapur një rrugë agroturizmit në Devoll. Kemi zgjedhur Ziçishtin pasi është një nga fshatrat me tradita dhe kultura në bashkinë e Devollit dhe besoj të do të japë bazat për zhvillimin e këtij panairi të përvitshëm.’- tha kryetari i bashkisë.

Bukuritë natyrore, kultura, historia, tradita dhe mikpritja e fisnikëria e banoreve, synon të shndërrojnë fshatrat turistike të Devollit në destinacionet e preferuara të turisteve./reporttv/

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: