Shqipëria do strehojë 2.000 afganë/ Durrësi dhe Tirana janë qytetet potenciale ku pritet të strehohen….

Pas marrjes të kontrollit të Afganistanit nga talebanët, dhe gatishmërisë që vendi ynë ka treguar për të prituar personat që do të evakuohen,burime per top channel thone qe jane te pakten 2.000 afganë qe pritet të vijnë në Shqipëri gjatë ditëve të ardhshme. Mesohet se dy qytetet potenciale ku mund të strehohen përkohësisht afganët, do të jenë Tirana dhe Durrësi.


Këto dy qytete janë më optimalet pasi kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për pritjen dhe më pas dërgimin drejt Amerikës të intelektualëve së shoqërisë afgane.

Ndërkohë personat që do të vijnë në Shqipëri dhe në vendet e tjera, bëhet me dije se janë inteklektualë që kanë ndihmuar gjatë 20 viteve të luftës trupat e NATO-s dhe aleatëve në Afganistan, dhe nëse qëndrojë në vendin e tyre u rrezikohet jeta nga talebanët.

Gjithashtu shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO.