Lionel Messi bëhet gati për debutimin e parë me fanellën e PSG /Ja data …

Lionel Messi do të bëjë debutimin e parë me PSG në ndeshjen e 4-të, në ndeshjen jashtë fushe kundër Reims më 29 gusht. Ylli Argjentinas u stërvit për të tretën herë ditën e sotme pas kalimit të tij historik nga Barcelona dhe është në procesin e arritjes së standardeve të larta të fitnesit me trajnerin Mauricio Pochettino. Ai nuk ka pasur një para-sezon të plotë këtë verë, pasi ka shkuar deri në fund për të fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe pastaj fluturoi drejtpërdrejt nga pushimet e tij në takimin e daljes nga Barcelona .