Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: “Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv

44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama, i cili bën edhe një apel për qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muajin e hapur të vaksinimit masiv. Kujtojmë se Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.