Momente paniku / Kalu shembet përtokë gjatë ndeshjes: tronditet Ligue 1 në javën e parë

Momente frike në Velodrome në Marsejë, gjatë ndeshjes së Ligue 1 mes vendasve dhe Bordeaux. Episodi tronditës ndodhi në minutën e 6’, ndërsa Payet po përgatitej për të ekzekutuar një goditje dënimi. Sulmuesi i miqve Samuel Kalu u rrëzua në tokë dhe të gjithë lojtarët në fushë thirrën menjëherë ndërhyrjen e mjekëve dhe u mbyllën në një rreth rreth tij, ashtu si ndodhi në Danimarkë-Finlandë gjatë Euro 2020 kur Christian Eriksen u rrëzua në tokë. Nigeriani 24-vjeçar e mori veten pas disa minutash dhe, pasi u ngrit, u largua nga fusha. Edhe pse kërkonte të kthehej në fushë, Kalu u zëvendësua menjëherë, ndërsa tani po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të mësuar më shumë mbi gjendjen e lojtarit.