E rëndë/ Qytetari humb jetën teksa priste në radhë për t’u vizituar në Poliklinikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Poliklinikën e Beratit. Një qytetar, i sëmurë ka shkuar për kontrollin rutinë dhe për të marrë rekomandim për ilaçet, por ka humbur jetën. Luan Hysi, i cili teksa ndodhej në radhë për vizitë, është ankuar se nuk ndihej mirë. Disa momente më vonë ai është shembur në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.