“Delta” në Greqi rrit infektimet/ Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 4 mijë të infektuar

Situata e Covid-19 në Greqi nuk është aspak e mirë. Autoritetet shëndetësore në raportin ditor kanë bërë me dije se janë raportuar të infektuar mbi 4 mijë persona. Sipas raportit shëndetësor, në krahasim me një ditë më parë, shifrat janë dyfishuar. Mediat greke shkruajnë se një ditë më parë ishin infektuar nga 2 mijë e 218 persona, ndërsa sot, 4 mijë. Ndërkohë, humbën betejën me armikun e padukshëm 16 pacientë, ndërsa mbi 250 të tjerë po marrin trajtim intesiv, në intubim. Autoritet theksojnë se varianti Delta ka pushtuar vendin.