Familja nuk përballon dot kostot e spitalit në Turqi, APELI: “Të shpëtojmë Kosta Grillon! Gjendja është kritike “

Një lajm i keq vjen nga Turqia. Gjendja shëndetësore e komentatorit sportiv, Kosta Grillo sa vjen e përkeqësohet edhe më shumë. Ka qënë kolegu i tij, gazetari Ervin Baku që me anë të një postimi në rrjetet sociale bën thirrje që kushdo që ka mundësi ekonomike, le të ndihmojë. Ai shpjegon se Grillo (i shtruar tanimë në Turqi) duhet t’i nënshtrohet një trajtimi që ka kosto tejet të lartë.

POSTIMI – THIRRJE URGJENTE!!!

Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh.

Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!

Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.

JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

Llogaria është në emër të :

LEDIA GRILLO KASEM

Raiffeissen Bank

Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Çdo minutë vlen!!!