Mbolli kanabis në një zonë të pyllëzuar në Librazhd, Policia shpall në kërkim 56-vjeçarin nga Tirana

Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet se ka kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë. Policia kishte marrë informacione në lidhje me drogën dhe, kanë mësuar se ajo ishte në pronësi të 56-vjeçarit B. M., NGA Babrruja e Tiranës. Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:


Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thotë Policia.