Shqipëria është një vend i vogël, por me bukuri të shumta, që tërheqin çdo vit miliona turistë nga e gjithë bota. E mesa duket, plazhet, malet e objektet historike e kulturore të vendit tonë i kanë ‘tërhequr’ vëmendjen edhe medias franceze ‘Franceinfo‘, që ka shkruar një artikull, duke i dhënë ‘zë’ bukurive të Shqipërisë. Duke e cilësuar vendin tonë “Tajlanda e vogël”, ‘Franceinfo’ shkruan se Shqipëria po i hapet turizmit vitet e fundit dhe se në vendin tonë ndodhen disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare.
Artikulli i publikuar nga ‘Franceinfo’
Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por tërheq çdo vit e më shumë turistë. Nga bregdeti i mrekullueshëm, te vendet historike, kjo republikë ballkanike ka gjithçka për të të joshur.
Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj. Në horizont, kështjella të ngritura. Në bregdet, një përzierje të ngjyrës së gjelbër dhe asaj blu. Mirësevini në Shqipëri , një destinacion shumë i arritshëm në Evropë. Në jug të vendit të mbiquajtur “Tajlanda e vogël”, plazhi është shumë i populluar nga turistët e huaj, si disa francezë që kanë shkuar me pushime në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë.
Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019