Risi anglishtja në klasë të parë/ Ministrja Kushi publikon Udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”. Ky udhëzim orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.


Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.
Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga Ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet e arsimit profesional.

Udhëzimin e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://arsimi.gov.al/udhezim-i-perbashket-nr-17-date-16-08-2021-per-vitin-shkollor-2021-2022-ne-sistemin-arsimor-parauniversitar/

Yuri Kim: “Nuk e dimë ende numrin e saktë,por afganët do të vijnë këtu herë pas here …do të koordinohemi me detajet”

“Nuk ka një numër të saktë të afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri, pasi situata ndryshon minutë pas minute”. Këtë deklaroi ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, pas takimit me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Në një deklaratë për mediet, ajo vlerësoi Shqipërinë për mikpritjen dhe duke kujtuar dhe ikjet masive të shqiptarëve në vitet 90’.


“Ishte një takim i rëndësishëm për strehimin e afganëve në vendin tuaj dhe vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë për ata që i ikin zonës së luftës. Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 kur ata ikën vetë jashtë kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Detajet nuk janë vendosur ende, por në të ardhmen do të koordinohemi ngushtësisht. Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linjave ajrore të SHBA. Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”, tha Kim.

Ardhja e afganëve/ Qytetari: “Sillesh sikur e ke pronë Shqipërinë! Ja pergjigja qe i kthen Kryeministri Rama ….

Lajmi se Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë të cilët po arratisen nga talebanët, të frikësuar për jetën, ka bërë mjaft bujë dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Ka edhe nga ata, që nuk janë dakord që Shqipëria të shërbejnë si vend tranzit për të larguarit afganë, kryesisht persona që kanë bashkëpunuar me SHBA-të dhe komunitetin ndërkombëtar, jetët e të cilëve, janë sot në rrezik.


Këtyre personave, duket se kryeministri Rama ka vendosur t’u përgjigjet vetë në rrjetet sociale. Një qytetar e ka kritikuar në Facebook dhe Rama i ka kthyer përgjigje.

‘O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh çliruar ti kete vend ,dhe po e përdor sikur te jete prone e jotja, nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tane ,te duket vetja se je baba i gjithe kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,

mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia, kan luftu te tjere, ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqiptareve mos e merr me koken tane’, shkruan Qemal Pirra.

Kryeministri nga ana e tij është kundërpërgjigjur “flakë për flakë”, por duke pretenduar se për këtë vendim ka autorizim nga populli.

Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!’, shkruan Rama.

Ardhja e afganëve në Shqipëri “mërzit” moderatoren Aida Shtino: “Po ata ç’duan këtu?!…Ne nuk jemi as vende fqinje me ta “

Ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri duket se ka edhe kritikët e saj. Mes tyre është edhe moderatorja e njohur shqiptare Aida Shtino e cila e ka shprehur me anë të posti në Facebook.“Po ja djemtë tanë dergjen rrugëve të botës e ikin duke lene gjithcka mbrapsht, sepse këtu nuk kanë mundësi punësimi e jetese dhe në vend të tyre na vijnë afganë….po ata çne këtu…,?”- shkruan Shtino në Facebook.

Postimi i plotë:


Atehere nuk dua te jem raciste ne lidhje me afganet qe do te vijne ne Shqiperi, sepse ne e dime mire cfare do te thote emigracion,por ketu ka dicka qe nuk shkon…do thoni ju cfare…?

Po ja djemte tane dergjen rrugeve te botes e ikin duke lene gjithcka mbrapsh,sepse ketu nuk kane mundesi punesimi e jetese dhe ne vend te tyre na vijne afgane….po ata cne ketu…,?

Ne nuk jemi as vende fqinje me Afganistanin perse duhet te vijne ketu, a ka dikush qe mundet te ma shpegoje kete gje..?

Park lojërash, trampolinë /Pasi morën pushtetin Talebanët argëtohen si fëmijë të lumtur (Video)

Ndërsa mijëra njerëz mbushën aeroportin e Kabulit në një përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të talebanëve në Afganistan, ushtarët talebanë kanë gjetur kohë edhe për argëtim. Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë me makinat, disa madje mbajnë armët e tyre. Edhe më të çuditshme janë skenat që i shfaqin në “karuselin” e parkut, duke hipur mbi ponit që janë për fëmijë të vegjël.Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët. Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi.


Turistët ballkanas shpëtojnë turizmin në Shqipëri, kryesojnë kosovarët, maqedonasit dhe serbët

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë në Shqipëri, që prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Listën e kryesojnë turistët nga Kosova të ndjekur nga ata nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Aid Mehmedovic nga qyteza Tutin pranë Nozi Pazar në Serbi, pushimet e këtij viti vendosi t’i kalojë në bregdetin e Durrësit. Me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, ata kaluan 10 ditë në një hotel pranë “Shkëmbit të Kavajës”, në Golem.


“Vëllai im ishte këtu vitin e kaluar dhe këtë vit. Ai ma rekomandoi këtë vend. Njerëzit këtu janë mikpritës, çmimet nuk janë të larta dhe plazhi është shumë afër hotelit. E vetmja gjë problematike janë kandilët e detit, asgjë tjetër” – thotë ai për Deutsche Welle.

Por vëllai duket se nuk ka qenë i vetmi që i ka rekomanduar këtë vend pushimi. “Mund të them se nga Tutini vetëm këto dy muaj këtu kanë ardhur më shumë se 20 familje. Të gjithë ata më kanë folur shumë mirë. Askush nuk ka mbetur i zhgënjyer”.

Gjatë viteve të shkuara, familja Mehmedovic kishte si destinacion Ulqinin e Malit të Zi. Pandemia, mbyllja e kufijve dhe pamundësia për të udhëtuar në shumë shtete evropiane, bëri që turistët serbë të nisnin eksplorimin nëpër Ballkan. Atyre duket se nuk u intereson dhe aq politika e udhëheqësve apo lajmet që përcillen në media. Ne jetojmë afër Shqipërisë, afër Kosovës. Jemi të ngjashëm dhe s’kemi paragjykime. Mbase ne morën më shumë seç prisnim nga Durrësi dhe Shqipëria, prandaj mendoj se kjo është për t’u vlerësuar” – thotë Aid Mehmedovic.

Rajoni “shpëtoi” turizmin vendas

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë, të cilët prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Një prej tyre është Ilir Kapllani, sipërmarrës prej më shumë se 20 vitesh. Në eksperiecën e tij të gjatë në hoteleri – turizëm, ai thotë se 2020 ishte mbase viti më i vështirë, ndërsa ky vit ka disa shenja përmirësimi.

“Ka filluar që vjet në kohën e pandemisë kur ranë turistët e tjerë. Polakë nuk erdhën, italianët nuk erdhën dhe na erdhi shumë mirë që pamë turistë serbë. Kishim vite pa i menduar dhe pa i parë. Për ne është shumë mirë, se ne jemi komshinj. E ka vendosur Zoti për të qenë komshinj me njëri-tjetrin. Unë dua që të shkojmë mirë. Unë e kam biznes, nuk bëj politikë. Unë jap atë që di të bëj unë. Ne kemi tri gjërat nga më të mrekullueshmet që ka Ballkani: kemi diell, kemi rërë, kemi det. Kemi dhe respekt. Ne duam të japim respekt, të na japin dhe ata respekt dhe çdo gjë funksionon” – shprehet Kapllani për DW.

Turistët nga Kosova vijojnë të kryesojnë listën e turistëve të rajonit. Referuar të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, INSTAT, vetëm gjatë muajit qershor 2021 u regjistruan rreth 335 mijë shqiptarë të Kosovës që erdhën të pushojnë pranë bregdetit shqiptar. Vendin e dytë e mbajnë pushuesit e Maqedonisë së Veriut, të pasuar nga turistët serbë./DW

Mbolli kanabis në një zonë të pyllëzuar në Librazhd, Policia shpall në kërkim 56-vjeçarin nga Tirana

Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet se ka kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë. Policia kishte marrë informacione në lidhje me drogën dhe, kanë mësuar se ajo ishte në pronësi të 56-vjeçarit B. M., NGA Babrruja e Tiranës. Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:


Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thotë Policia.

Diell dhe temperatura për plazh / Ja parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 26°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 39°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të rriten ku do të variojnë: në zonat malore nga 20°C në 34°C dhe në zonat e ulëta nga 22°C në 37°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit.


Mbërrin sot në Rinas avioni i parë me Afganë/ Strehohen në Tiranë e Durrës

Mbërrin sot në Rinas avioni i parë që sjell 300 shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri, për shkak të situatës në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë kontrollin e vendit pas tërheqjes së trupave amerikane.
Sipas burimeve avioni i parë me afganë pritet të mbërrijë brenda 24 orëve në Rinas. Afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO. Bëhet fjalë për një grup bashkëpunëtorësh të SHBA-ve, të cilëve iu rrezikohet jeta pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.


E rëndë/ Qytetari humb jetën teksa priste në radhë për t’u vizituar në Poliklinikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Poliklinikën e Beratit. Një qytetar, i sëmurë ka shkuar për kontrollin rutinë dhe për të marrë rekomandim për ilaçet, por ka humbur jetën. Luan Hysi, i cili teksa ndodhej në radhë për vizitë, është ankuar se nuk ndihej mirë. Disa momente më vonë ai është shembur në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.


Ish-velina e Fiks Fare, tani gazetare sportive, Korçarja Viola Spiro mahnit fansat me pozat hot (Foto)

Shumica e kampionateve në botë kanë filluar,ndersa një nga të vetmit e mëdhenj që nis në fundjavë është Serie A. Gazetarja sportive, Viola Spiro është tejet aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë ndan me fansat momente nga jeta e saj. Siç duket në foto, Spiro po shijon gushtin. Ajo duket tejet sensuale, seksi dhe më në formë se kurrë. Bukuroshja e njohur po bëhet gati për një sezon shumë të gjatë dhe të mundimshëm dhe pak relaks në këtë verë kaq të nxehtë dhe përvëluese, nuk i bën dëm askujt.


E rëndë/ 15-vjeçarja debaton me nënën… dhe e qëllon me thikë,duke i marre jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçare i ka marre jeten nënës se saj. Corriere della sera shkruan se 15-vjeçarja pas një debati banal që kishte me nënën kishte marrë thikën dhe e kishte qëlluar disa herë duke i shkaktuar edhe vdekjen. Bëhet me dije se vajza e tronditur më pas kishte marrë policinë duke thënë “lëndova nënën, ju lutem më ndihmoni”. Por si duhet ishte tepër vonë pasi nëna, 43 vjeçe kishte humbur jetën nga plagët e marra.

Dyshohet se debati që përfundoi në një tragjedi kishte nisur për montimin e një paisjeje shtëpiake, që e kishin blerë pak ditë më parë.

Mediat italiane shkruajnë se 43-vjeçarja kishte vuajtur shumë për të rritur vajzën, pasi në moshën 28-vjeçare kur ishte shtatzënë burri e kishte braktisur dhe ajo ishte kujdesur e vetme për vajzën.

Mësimi që i dha një biznesmen djalit të tij dembel që çdo prind duhet ta bëjë

Një biznesmen kishte një djalë dembel, të cilit i pëlqenin vetëm dëfrimet. Biznesmeni donte që i biri të ishte punëtor dhe i përgjegjshëm si i jati. Ai donte që djali i tij të kuptonte vlerën e punës. Një ditë, thirri të birin dhe i tha: “Sot dua të dalësh dhe të fitosh diçka. Nëse dështon, nuk ke darkë”. Djali ishte dembel dhe nuk ishte mësuar me asnjë lloj pune. Kjo kërkesë e babait e trembi shumë dhe duke qarë, shkoi drejt e tek e ëma. Nënës iu shkri zemra, kur pa lotë në sytë e të birit.


Në një përpjekje për ta ndihmuar të birin, ajo i dha një monedhë floriri. Në mbrëmje, kur i ati e pyeti të birin se çfarë kishte fituar, djali i dha menjëherë monedhën e floririt. Babai i tha më pas ta hidhte në një pus. Djali bëri siç i kërkoi babai.

Babai ishte burrë i mençur dhe me eksperiencë, dhe e kuptoi që nëna kish qenë burimi i monedhës së floririt. Ditën tjetër, e dërgoi të shoqen tek prindërit e saj, dhe i kërkoi sërish djalit të dilte dhe të fitonte diçka, nëse donte që të hante atë mbrëmje. Këtë herë, djali shkoi duke qarë tek e motra, të cilës i erdhi keq për të dhe i dha një monedhë nga kursimet e veta.

Kur babai e pyeti se çfarë kishte fituar, djali i hodhi monedhën që i kish dhënë e motra. Babai i kërkoi ta hedhë edhe atë në pus. Djali e bëri menjëherë.


Sërish, babai i mençur e kuptoi se djali nuk e kish fituar vetë monedhën, por që ja kishte dhënë e motra. Kështu që, dërgoi të bijën tek shtëpia e gjyshërve. Të birit i kërkoi sërish të dilte dhe të fitonte diçka, përndryshe nuk kishte darkë për të.

Këtë herë, duke qenë se nuk kish më se kush ta ndihmonte, djali u detyrua të dalë në treg për punë e të fitonte ndonjë monedhë. Një prej dyqanxhinjve i tha se do i jepte dy monedha, nëse i merrte valixhen deri tek shtëpia. Djali i të pasurit nuk mund të refuzonte, dhe u bë ujë në djersë deri kur e mbaroi atë punë. Këmbët i dridheshin dhe qafa e shpina i dhimbnin. Teksa u kthye në shtëpi dhe i dha dy monedhat babait, ndërsa ky i kërkoi t’i hidhte në pus, djali i tmerruar pothuajse qau me të madhe.

Nuk mund të imagjinonte që të hidhte në pus, paratë e fituara me djersë. Mes lotëve, tha: “Baba, më dhemb i gjithë trupi, kam shenja në shpinë, dhe ti po më kërkon të hedh paratë e fituara me djersë në pus”. Biznesmeni buzëqeshi. I tha të birit se njeriu e ndien dhimbjen, vetëm atëherë kur frutet e punës së tij shkojnë dëm. Në dy rastet e mëparshme, atë e kish ndihmuar mamaja dhe motra, kështu që nuk ju dhimbsën monedhat kur i hodhi në pus.

Djali sapo kish mësuar vlerën e punës.