Rriten tensionet edhe në Tiranë /Përdhosen posterat e këngëtarit serb, Goran Bregoviç

Rriten tensionet kundër ardhjes së këngëtarit të njohur serb Goran Bregoviç. Ftesa e bashkisë Korçë për këngëtarin ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Në shenjë proteste, posterat e këngëtarit që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës, janë përdhosur nga disa qytetarë.


Edhe “Tifozat Kuq e Zi” kanë sulmuar dje zyrat e Bashkisë Korçë në formë proteste që të tërhiqet ftesa për Goran Bregovicin.

Ata shprehen përmes një postimi se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit duke theksuar se ky ishte një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës.

Këto akte vandale vijnë 5 ditë para se Bregovic të performojë në Korçë.