Bebe Rexha flet për rivalitetin e madh mes Rita Orës dhe Dua Lipës -“Jam përpjekur gjithmonë t’i bashkoj që të bëjnë paqe”

Bebe Rexha ka thënë se nuk beson se marrëdhënia mes Rita Orës dhe Dua Lipës do të rregullohet ndonjëherë.Këngëtarja 31-vjeçare ka pohuar se është përpjekur të jetë gjithmonë “ajo që nxit paqen” dhe t’i bashkojë vajzat, por përpjekjet e saj kanë dështuar, raporton “The Sun”.


Ajo shtoi se do të dëshironte vërtetë të realizonte një bashkëpunim me dy artistet shqiptare, por nuk beso se kjo do të ndodhë ndonjëherë.

“Unë e kam provuar me të vërtet. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht mes atyre të dyjave apo cila është drama. Jam përpjekur gjithnjë për të bërë paqe dhe t’i bëj vajzat bashkë”,- u shpreh Bebe.

Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.


“Është e çuditshme, sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe ndonjëherë mund të bëhemi vërtet konkurrente të njëra-tjetrës. Nuk po flas për veten, Duan, Ritën dhe Avan, por po flas për femrat në përgjithësi”,- tha Rexha.

Bebe tha se i njeh të dyja individualisht dhe se janë të mrekullueshme dhe se do të dëshironte të punonte me to një ditë.

“Është për të ardhur keq, sepse ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua ka terguar se sa shumë e admironte Ritën dhe se sa shumë dëshironte që në të ardhmen të bëhej si ajo.

Por tani gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancohet. Rita mundohet të mos përballet me Duan, sepse e urren dramën”,- tha një burim.

Covid ne Greqi / Shënohen 3442 të infektuar

Në 24 orët e fundit në Greqi raportohen se 3442 qytetarë janë infektuar me covid që deri tani ka marrë miliona jetë njerëzish në botë.Krahasuar me të martën, që ishin 4206 raste, numri sot është më i ulët, por sërish shifra mbetet e lartë. 25 persona sot ndërruan jetë, 9 më shumë se dje. Gjithsej janë 13278 vdekje nga COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë.


Gazetari shqiptar që jeton në Londër mbetet pa fjalë me atë që sheh në Shqipëri: “Amani ore vellezer, sa e keni rrogën?”

Arben Manaj, gazetari shqiptar që jeton në Londër, ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i kalojë në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria cilësohet si një ndër vendet më të varfëra dhe shqiptarët ankohen për rrogat dhe kostot e jetesës, ai shtron një pyetje publike.

“Amani ore vellezer a me thoni kush genjen ketu se na trashet!? S’ka shanse me keto rroga qe citohen zyrtarisht te kesh kete nivel jetese?! Ose jane me te larta dhe na ndriconi se na dridhet dora kur dalim ne qe vijme nga andej dhe kemi te ardhura me shume se ketu”, shkruan ai ndër të tjera.

Këto përceptime e kanë lënë “pa fjalë” Manajn kur ka ardhur vet në Shqipëri. Ai thotë se ka parë që lokalet dhe restorantet janë plot, makinat janë më të fundit, karburanti dhe kostot e tjera janë sa në Angli, kurse për rrogat ankohen të gjithë.


Greqia kundër hyrjes së afganëve në Europë

Greqia është shprehur kundër hyrjes së refugjatëve dhe emigrantëve afganë në Europë. Ministri grek për emigrimin, Notis Mitarachi, deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron që të bëhet pikë hyrëse për afganët drejt Bashkimit Europian. Zyrtari i lartë i qeverisë greke kërkoi nga Bashkimi Europian që të reagojë menjëherë ndaj kësaj situate.

“Ne po e bëjmë të qartë se nuk duam dhe nuk mund të bëhemi porta hyrëse drejt Europës të refugjatëve dhe emigrantëve. Nuk duam sërish miliona refugjatë të shkojnë në Europë, sidomos përmes Greqisë” – u shpreh Mitarachi në një intervistë për mediat. Greqia ishte një prej vendeve në frontin e parë gjatë krizës së emigrimit në vitin 2015 ku rreth 1 milionë sirianë e irakenë zbarkuan në ishujt e tyre.

Shtyhet sërish fluturimi me afganë për në Shqipëri/ VOA: “Zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen”

Në Shqipëri, autoritetet po vijojnë me përgatitjet në pritje të mbërritjes së qytetarëve afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të talebanëve. Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para.Deri pasdite nuk kishte ende asnjë njoftim për nisjen nga Kabuli të të paktën 350 personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.


Zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi I fundit ishte se avionic do të nisej sot rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.

Në një takim që pati sot me drejtuesë të disa strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit e të Policisë Kufitare, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se situata po ndiqet minutë pas minuti në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i pare. Ministrja Xhaçka është caktuar koordinatore për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë.

Ajo inspektoi sot qendrën pritëse dhe strukturat akomoduese, të ngritura posaçërisht pranë aeroportit, e ku qytetarëve afganë do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Qendra, sipas njoftimit të ministrisë, është e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë, dhe ka një kapacitet prej 400 personash. Strukturat në aeroport do të shërbejnë si ndalesa e parë pas mbërritjes në Shqipëri. Më pas, është parashikuar që me përfundimin e modaliteteve ligjore, qytetarët afganë, do të shoqërohen në strukturat pritëse në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.


Në një intervistë për një gazetë spanjolle kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se brenda javës pritet të vijnë 1 mijë qytetarë, aktiviste, gra gazetare po persona që kanë punuar për strukturat amerikane në Afganistan.

Qyteti Studenti pritet të jetë streha e parë. MInistrja Xhaçka inspektoi sot godinat ku do të qëndrojnë qytetarët afganë. Ministria e Jashtme shpërndau dhe pamjet e mjediseve të brendshme të rikonstruktuara.

Qytetarët afganë, sipas njoftimeve zyrtare, “do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për tu zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionin final”, që janë SHBA-të.

Nga ana e tij kryeministri Rama reagoi sot ndaj zërave kritikë për vendimin e qeverisë së tij. “Është me të vërtet shqetësuese të lexosh se Shqipëria po strehon afganët vetëm se një gjë e tillë është kërkuar nga SHBA. Njëjtë siç është qesharake t’u kthesh atyre kurrizin dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne ishin të gjithë si pjesë e NATO-S dhe ata njerëz ishin në krahun tonë, sepse ata besonin në idealet mbi të cilat bazohet SHBA dhe BE”, shkruan zoti Rama, duke shtuar se “Shqipëria po përmbush përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb” e duke kujtuar se shqiptarët “i detyrohemi kulturës dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë dhe kujtimeve që do të trashëgojnë fëmijët tanë në të ardhmen”./VOA

Të arrestuar për grabitje në Greqi, policia publikon identitetet e tre shqiptarëve

Autoritetet greke kanë publikuar identitetet e 3 shqiptarëve të cilët akuzohen për 11 grabitje në zona të ndryshme të Athinës. Dy prej tyre janë arrestuar më 12 korrik të këtij viti ndërsa një tjetër vijon të jetë në kërkim. Të arrestuarit janë Meto Sinanllari 27 vjeç dhe Krist Kalemi 30 vjeç nga fshati Rom në Fier. Në kërkim është Kosta Beqiri, 27 vjeç nga Pogradeci. Ata akuzohen për raste të vjedhjes në mënyrë të vazhdueshme .Theksohet se zbulimi specifik zgjat deri në orën 12.00 të mesditës më 29-1-2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë.


Arbana Osmani :”Fituesi i Big Brother VIP do të shpërblehet me 100 mijë euro”

Është bërë tashmë e ditur se në muajin tetor do të nisë spektakli i shumëpritur, Big Brother VIP. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja ikonike e këtij formati, Arbana Osmani, e cila është shprehur më se e lumtur që programi po rikthehet pas katër vitesh pauzë.


Ajo u dha mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që t’i parashtronin nga një pyetje rreth spektaklit, së cilave më pas ajo do t’iu përgjigjej.Dhe kureshtja e një prej ndjekësve të saj ka qenë mbi çmimin që do t’i dhurohet personazhit që do ta fitojë këtë spektakël, pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpinë luksoze.

Deri më tani shifra më e lartë e ofruar në edicionet e kaluara ka qenë 100 milionë lek të vjetra, që të përkthyera në euro i binin 75 mijë euro. Ndërkohë këtë vit, Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Bregoviç konfirmon pjesmarjen në festa e Birrës në Korçe,pas 4 ditësh mban koncert edhe ne Moskë

Goran Bregovic do të performojë në 22 Gusht në festa e birrës në Korçë, edhe pse shumë shqiptarë janë kundër këtij vendimi. Edhe pse prej ditësh rrjeti vlon nga reagimet kundër kësaj performance, Bashkia e Korçës nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Edhe vetë artisti serb ka konfirmuar pjesemarrjen me datat e koncerteve, teksa 4 ditë pas Korçës do të jetë në Rusi.


Qeni i pret rrugen ,makina devijon nga rruga në Pogradec/ Perplaset rëndë trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur në Pogradec pranë fshatit Mëmëlisht, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen duke u bërë copash. Mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, kur përpara i ka dalë një qen që e ka detyruar të devijojë nga rruga. Kjo ka bërë që për shkak të shpejtësisë mjeti të përplasej me trafikndarësen duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa të lënduar.


Mjekët ngrenë alarmin: “Varianti Delta ka rritur numrin e fëmijëve të prekur, mos neglizhoni asnjë simptomë”

Krahas të rriturve, mutacioni Delta ka rritur edhe numrin e fëmijëve të prekur nga Covid.
Në repartin Covid të shërbimit infektiv në pediatri ka të shtruar fëmijë të prekur të moshave nga 0-1 vjeç deri në 12 vjeç.
Simptomat e Covid në këtë periudhë ngatërrohen me simptomat e një viroze verore pasi shumë fëmijë me të vjella e diarre kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe shpesh prindërit hezitojnë ta bëjnë testin që e konfirmon.
Për pak ditë pritet të fillojë edhe viti i ri shkollor, ndaj doktoresha Xhorxhina Kuli u kërkon prindërve të jenë sa më të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë tek fëmijët për ta diagnostikuar sa më shpejt.
Prindërit pa i testuar më parë fëmijët shkojnë menjëherë në urgjencë duke pritur bashkë me fëmijët e tjerë duke i riskuar të gjithë.