Plane për pushime? Nis rënia e temperaturave, priten edhe shira lokalë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët amtosferik e pozicionuar në detin Adriatik e cila do të sjellë reshje shiu të lokalizuara në vendin tonë dhe rënie të temperaturave.

E mërkurë, 18 gusht 2021


Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në veri-lindje . Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 18/34°C
Zona e ulët 17/37°C
Zona bregdetare 20/34 °C

Kosova, e mërkurë, 18 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të izoluara. Era do të jetë me shpejtësi 7-8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 32°C .

E enjte, 19 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri-lindje . Era do të me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore 17/34°C
Zona e ulët 17/37°C
Zona bregdetare 20/33 °C/Sipas RTSH