Arbana Osmani :”Fituesi i Big Brother VIP do të shpërblehet me 100 mijë euro”

Është bërë tashmë e ditur se në muajin tetor do të nisë spektakli i shumëpritur, Big Brother VIP. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja ikonike e këtij formati, Arbana Osmani, e cila është shprehur më se e lumtur që programi po rikthehet pas katër vitesh pauzë.


Ajo u dha mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që t’i parashtronin nga një pyetje rreth spektaklit, së cilave më pas ajo do t’iu përgjigjej.Dhe kureshtja e një prej ndjekësve të saj ka qenë mbi çmimin që do t’i dhurohet personazhit që do ta fitojë këtë spektakël, pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpinë luksoze.

Deri më tani shifra më e lartë e ofruar në edicionet e kaluara ka qenë 100 milionë lek të vjetra, që të përkthyera në euro i binin 75 mijë euro. Ndërkohë këtë vit, Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.