Gazetari shqiptar që jeton në Londër mbetet pa fjalë me atë që sheh në Shqipëri: “Amani ore vellezer, sa e keni rrogën?”

Arben Manaj, gazetari shqiptar që jeton në Londër, ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i kalojë në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria cilësohet si një ndër vendet më të varfëra dhe shqiptarët ankohen për rrogat dhe kostot e jetesës, ai shtron një pyetje publike.

“Amani ore vellezer a me thoni kush genjen ketu se na trashet!? S’ka shanse me keto rroga qe citohen zyrtarisht te kesh kete nivel jetese?! Ose jane me te larta dhe na ndriconi se na dridhet dora kur dalim ne qe vijme nga andej dhe kemi te ardhura me shume se ketu”, shkruan ai ndër të tjera.

Këto përceptime e kanë lënë “pa fjalë” Manajn kur ka ardhur vet në Shqipëri. Ai thotë se ka parë që lokalet dhe restorantet janë plot, makinat janë më të fundit, karburanti dhe kostot e tjera janë sa në Angli, kurse për rrogat ankohen të gjithë.