Behuni gati / Starton sot Festa e “Birrës …! Ja kush do ta hapë siparin

Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gjithë shqiptarët starton sot në qytetin e Korçës. Një traditë tashmë që të gjithë e njohin si Festa e Birrës, që ka marrë emrin nga qyteti dhe nga “Birra Korça”. Në këto data ku marrin pjesë grupe dhe këngëtarë që do të performojnë “live” në të 5-ta netët e festës, në të dy skenat të cilat presin si çdo vit vizitorë jo vetëm shqiptar, por edhe nga vende të ndryshme të botës, është shfaqur interes i madh nga qytetarë brenda dhe jashtë vendit.


Interesi për festën është tejet i madh. Hotelet dhe bujtinat e Korçës janë të gjitha të zëna dhe kërkesa për akomodim është e lartë edhe në fshatrat përreth, por edhe në qytetin e Pogradecit, nga njerëz që dëshirojnë të jenë të pranishëm në festë.
Në festën e birrës do të marrin pjesë mbi 10 lloje birrash, ku Birra Korca – birra e parë shqiptare, dhe birra Tirana – birra e kryeqytetit do të zënë pjesën më të madhe te hapësirave të dedikuara për birrat. Do të jenë gjithsej 12 stenda te birrës Korça, dhe 12 për birrën Tirana, nga 1 ne pazarin e vjetër të Korçës dhe 11 te tjera ne terminalin e autobusëve, ne mënyrë qe te gjithë turistët të kenë mundësi për t’i provuar dhe shijuar.

Ndersa Devis Xherahu , i cili përmes një video shihet krahas yllit të muzikës greke, Pantazis ftojnë të gjithë fansat e tyre të marrin pjesë në këtë mbrëmje që premton një “super show”.

PROGRAMI I FESTËS


18 Gusht
Alt’n Beats & Banda, Vikena Kamenica, Devis
Xherahu, Lefteris Pantazis

19 Gusht
Eclesio Ramos de Souza & Band, Kamela Islamaj &
Keli Band, Tre muskëtjerët Aleksandër Gjoka, Elton
Deda dhe Redon Makashi

20 Gusht
Track N’Train, Love Itoya, Orgesa Zaimi, Landi
Kademi & Simpatico Band

21 Gusht
Mixed Up Everything, Edri dhe Stefi Prifti, Shemi Ilirët

22 Gusht
Hot Culb Tirana, Kori Lira, Goran Bregoviç, Wedding
and Funeral Band


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: