E rëndë / Dy të vrarë, 79 vjeçari ekzekuton me armë bashkëshorten më pas edhe veten

Një ngjarje tragjike eshte zbuluar sot, ku një 79-vjeçar ka v rarë me a rmë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçe, dhe më pas ka v rarë edhe veten. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para disa ditësh. Krimi i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit verior, ku sipas policisë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale a rma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka v rarë bashkëshorten dhe më pas veten.


Sipas informacioneve emrat e v iktimave janë Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.

Shkodër/ Informacion paraprak

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka v rarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka v rarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale a rma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka v rarë bashkëshorten dhe më pas veten. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh . Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.