Këngëtarja e njohur lë Afganistanin me aeroplan ushtarak/ Ja si duket pa “make-up” dhe me maskë (FOTO)

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed është një nga mijëra qytetaret që ka braktisur vendin pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u arratis me aeroplan ushtarak të martën në mbrëmje dhe ka arritur në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës. “I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale. Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”.