Pas Tiranës e Durrësit,ky është vendi i radhës që pret afganët…

Ditën e sotme rreth orës 17:00 pritet të mbërrijnë në Tiranë grupi i parë i afganëve që do të strehoet te Qytet Studenti. Ministrja e Punëve Të Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar ditën e sotme se përveç Tiranës dhe Durrësit një grup afganësh do të vendoset edhe në Lezhë. Ministrja tha se afganët do të qendrojnë për pak kohë te Qytet Studenti, pasi një kamp i ri për pritjen e tyre po ndërtohet në Lezhë. Nga informacionet e deritanishme thuhet se grupi prej 300 afganësh që vjen sot do të jetë kryesisht me gra që kanë punuar për organizatat amerikane. Por strehimi i tyre te Qytet Studenti ka ngjallur shumë polemika dhe debate pasi aty janë edhe studentët dhe në tetor pritet të shtohen edhe më tepër.