“Shtëpi bari”, arrestohen 6 shqiptarë në Angli/ Ja si ranë në gjurmët e policisë (Foto)

6 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Angli, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Banda e organizuar është “çmontuar” pasi policia gjeti një gjurmë kanabisi në rrugë që kishte rënë në një nga makinat e shqiptarëve. Më pas policia ka rënë në gjumët e mjetit, ku gjetën makinën e mbushur me kanabis që kapte vlerën e 300.000 paund.


Të arrestuarit në këtë operacion janë:

Kreu i bandës Visar Sellaj, 33 vjeç, u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj

Kujtim Brahaj, 50 vjeç, u burgos për tre vjet e dy muaj

Indrit Brahaj, 27 vjeç, u burgos për katër vjet e katër muaj

Bledar Elezaj, 36 vjeç, u burgos për tre vjet

Erblin Elezaj, 33 vjeç, u burgos për pesë vjet e dy muaj

Andi Kokaj, 23 vjeç, u burgos për tre vjet

Së bashku me shqiptarët në pranga ka rënë edhe një grua Yoko Banks, 73 vjeç, japoneze pronarja e banesës që ata përdorën për “shtëpi bari”.