Gërshërët e humbura nga infermieria vendosin në alarm burgun e Drenovës/ “Dyshohet se i ka marrë i dënuari…”

Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur një palë gërshërë që përdorin infermierët për nevojat e të burgosurve.Sipas burimeve bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça, i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieri, por kur është bërë inventari ato mungonin.Burime kofidenciale thonë se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje. Dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut.

Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën. Dyshimet lidhen mes këtij personi dhe persona të tjerë që mund t’iu rrezikohet jeta brenda në burg.Janë ushtruar kontrolle te çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësohet se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.