Festa e Birrës/ Drejtoria e Arkivave publikon videon: Copëza historie, si nisi prodhimi i Birrës Korça që më 1928!

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave tregon, përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, historinë e Birrës Korça, që nga dekreti për hapjen e fabrikës, në vitin 1928. Në postim, Drejtoria e Arkivave shkruan se Festa e Birrës në Korçës këtë vit shoqërohet edhe me copëza historie, ndërsa thekson se videoja me historinë e birrës do informojë pjesë marrësit në festë mbi historikun e prodhimit të birrës në Shqipëri.

Postimi i plotë:
Historia e birrës shqiptare 🙂
Pak freski, birrë dhe arkiv🍺
“Festa e Birrës” në Korçën e traditës shoqërohet këtë vit edhe nga copëza historie nga thesaret që DPA ruan në formën e një videoje promocionale që do të pasqyrohet në ekranin qendror të aktivitetit dhe do të informojë pjesëmarrësit mbi historikun e prodhimit të birrës në Shqipëri, që nga viti 1928. Sepse edhe birra, edhe freskia, nuk mund të mos shoqërohen me pakëz arkiv.🍻
#ArkivatFrymëzojnë
#AsgjëeRe
#FototekaAQSH
#Festaebirrës