“Air Albania’ nuk është gati për në shtator, Kombëtarja i luan ndeshjet në ‘Elbasan Arena’ (ARSYEJA)

Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi.Dy ndeshjet që do të luhen në shtëpi do të zhvendosen në “Elbasan Arena”. Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e tapetit në “Air Albania”. Sipas FSHF, investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator. Sakaq bëhet me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021.


Shqipëria ndodhet në grupi I të kualifikueseve të Botërorit të Katarit, ku në tre ndeshjet e para ka grumbulluar 6 pikë pas fitoreve ndaj Andorës dhe San Marinos dhe humbjes ndaj Anglisë.

NJOFTIMI NGA FSHF

Botërori 2022 / Të rejat mbi stadiumin & biletat për sfidat ndaj Hungarisë e San Marinos . Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania” Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator .Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë.