Covid në Greqi/ Rregjistrohen mbi 3200 të infektuar në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në Greqi nuk paraqitet aspak e mirë. Mediat vendase shkruajnë se në raportin e publikuar nga autoritetet shëndetësore, në 24 orët e fundit, janë raportuar të infektuar 3273 persona dhe kanë ndërruar jetën 20 të tjerë.Sipas raportit, aktualisht në spital janë të intubuar 286 persona. Ndërkohë, bëhet me dije se 12 nga rastet u zbuluan në pikat doganore, si pasojë e fluksit të turistëve.Situata ka nisur të përkeqësohet që pas përhapjes me shpejtësi të variantit Delta, që sipas mjekëve është më i rrezikshëm si origjinali.