Greqia në gatishmëri të shtuar/ Ishujt e famshëm ‘rrethohen’ nga Delta

Autoritetet greke prej disa javësh që pas rritjes së rasteve me COVID-19 nga varianti “Delta” janë në gatishmëri të shtuar, por kurba nuk po njeh ulje. Mediat greke shkruajnë se në shumë ishuj të famshëm si Naxos, Mykonos, Tinos, etj, rastet janë dyfishuar.

Zonat turistike po “fundosen” nga rastet e reja dhe në disa prej tyre situata tregon se e ka kaluar pragun e alarmit, me autoritetet shëndetësore të gatshme të vendosin masa të reja kufizuese aty ku është e nevojshme” shkruan “Protothema”. Në 24 orët e fundit në Greqi 3442 qytetarë u zbuluan se janë infektuar me virusin që deri tani ka marrë miliona jetë njerëzish në botë.