Radhë kilometrike në Kapshticë, doganierët shpërndajnë ujë për emigrantët që presin

Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në Shqipëri ka krijuar një trafik të madh në pikën kufitare të Kapshticës. Qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra në temperatura të larta për të kaluar në Greqi. Rreth 100 automjete po presin në radhë që prej orëve të para të mëngjesit. Shkak i radhës kilometrike është bërë pala greke, e cila po punon me vetëm një sportel.Ndërkohë mësohet se strukturat doganore janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Shumë doganierë janë filmuar teksa shpërndajë shishe uji për qytetarët që presin në radhë.