“Tre Muskëtierët” presin me padurim natën e dytë të festës së Birrës: “Jemi të etur”,do e “ndezim” flakë

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e dytë e festës së birrës në Korçë. Edhe këtë të enjte, njësoj si një natë më parë, do të ketë surpriza dhe emocione. Të ftuar në ditën e dytë të festës së birrës do të jenë dhe grupi i famshëm “Tre Muskëtierët” i përbërë nga këngëtarët Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda. Në një prononcim për News24, këngëtarët u shprehën se po e presin me padurim fillimin e festës teksa thanë se atmosfera në Korçë, sidomos gjatë festës së Birrës është fantastike.


Aleksandër Gjoka: Do të kemi hitet tona, të Redit, Elton Dedës. Renditja është problemi, të fillojë pak lehtshëm e më pas flakë.

Elton Deda: Koncerti do të jetë 1 orë e 30 minuta i gjatë, minimalisht. E më pas me të parë dhe të bërë. Do të përmbajë hitet tona që ne këndojmë dhe njerëzit i mirëpresim, nuk e përjashtojmë ndonjë ‘cover’.

Aleskandër Gjoka: Njerëzit janë të etur dhe ne bashkë me ta. Do të jetë një përvojë fantastike.

Redon Makashi: Korça ka qenë qyteti që jemi mirëpritur mirë, që në ’91-in. Publiku i Korçës janë të ndezur dhe të dashur.