Konsullata e Shqipërisë në Selanik apelon qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm që udhëtojnë drejt Greqisë përmes Kapshticës që të shfrytëzojnë edhe pasditen për udhëtimet e tyre në mënyrë që të evitojnë radhët në doganë. Në një njoftim për mediat, Konsullata thotë se ditët e fundit ka pasur një fluks të emigratëve shqiptarë që kthehen nga pushimet drejt vendeve të punës në Greqi duke shkaktuar pritje dhe radhë. Situata paraqitet e tillë vetëm gjatë paradites, ndërsa nga ora 12 dhe në vijim kalimi është normal.
“Gjatë ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të shtuar të kalimeve nga Shqipëria në Greqi të qytetarëve që kthehen nga pushimet. Nisur nga ky fakt Konsulli i Përgjithshëm z. Arqile Sota sot, më datë 20 gusht, ishte prezent gjatë gjithë ditës dhe u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës.
Nga konstatimet rezulton se ky fluks i kalimeve kufitare, gjë që shkakton radhë dhe pritje, ndodh vetëm në orët e para të paradites. Mbas orës 12.00-13.00 dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Sa më sipër ju bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë për të kaluar kufirin” thuhet në njoftim.
Fifi ka nisur pushimet verore në jug të Shqipërisë e teksa ka pak më shumë kohë të lirë, ka vendosur të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Këngëtarja zbuloi dje se gjatë jetës së saj ka kaluar ankth apo gjendje depresioni, por shtoi se tashmë është mësuar të jetojë me këtë gjë.
“Ke kalu ndonjëherë episode ankthi ose depresioni?”, ishte pyetja që iu drejtua, së cilës artistja iu përgjigj: “Po kam kalu dhe normal që ka pasoja ajo gjëja… Mu m’ka lanë takikardinë ama kjo është e veçanta jem dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mu… Nuk përballoj dot emocione të forta as negative, as positive… e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll”.
Një tjetër ndjekëse e pyeti Fifin: “A do ktheheshe pas në kohë… edhe pse?”.
Këngëtarja iu përgjigj në formë të prerë: “Absolut jo! Koha më ka bërë këtë që jam dhe jam shumë mega e lumtur me veten kështu si jam”.
Pak ditë më parë, artistja mori komente të ndryshme në lidhje me peshën trupore, ku ndjekësit i vinin në pah faktin se ka shtuar sërish në peshë pas shumë përpjekjeve për t’u dobësuar.
E lodhur nga gjithë këto mesazhe, Fifi iu përgjigj të gjithëve publikisht duke shkruar në Instastory: “A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo kam hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr.”.
Për më tepër, artistja ka ndarë foto me bikini nga pushimet që po kalon dhe duket se ndihet shumë mirë me veten si brenda, ashtu edhe jashtë.
Kur kureshtja e shpie njeriun nëpër skutat më të largëta dhe në trevat më të gjelbëruara të Kosovës, ndonjëherë qëllon të bësh zbulime rastësore që përveçse të mahnisin ty vetë si hulumtues, njëherësh edhe shpërfaqin pjesëza historie shqiptarësh që janë mjegulluar gjatë rrjedhës së shekujve.
E tillë është edhe kjo histori që do të lexoni në vijim:
Gjatë rrugës Prishtinë – Gjilan, kur më tepër i shtyrë nga kërshëria, sesa nga ndonjë nxitje më e përcaktuar, i shmangesh udhës kryesore, dhe vazhdon midis kodrave të blerta, fushave të mbjella me misër, gjurmëve të grurit të korrur, pemëve që harlisen me kumbulla dhe mollë, zogjve dëfryes ndër cicërimat e tyre, dhe pak shtëpive që t’i has syri tek-tuk, sakaq një degëzim rural rrugor të shpie në një fshat tepër unik në historinë dhe banorët e tij.
Është fshati Manishincë, që ngrihet mbi një kodërz të butë, pak kilometra nga një vendbanim akoma mjaft i populluar serb në Kosovë, ku gjindja ende jetojnë në limontinë e zadrugave titiste, diçka kjo që pohohet edhe nga mbishkrimet cirilike që flasin akoma për korrje-shirjet, drithërat, traktorët e lërimin e arave, krahas magazinave dhe dyqaneve të dikurshme kooperativiste.
Gjithsesi fshati ku kemi vajtur, cazë rastësisht, e më tepër qëllimisht, Manishinca, ndryshon nga fshatrat e tjerë të banuar nga serbët përreth, duke mos shfaqur gjurmë të qarta të trashëgimisë jugosllavo-agrare, meqenëse bëhet fjalë për një ngulim të vogël, ku bien në sy sapo t’i jesh futur shtegut të ngushtë që të çon drejt qendrës së tij, serat e shumta, mullarët, misri dhe shtëpitë e vjetra dhe të reja që kacavirren njëra mbi tjetrën në faqen e kodrinës ku janë mbështetur të gjitha.
Aty na presin ndërkaq një mori zbulimesh të befasishme, që menjëherë mishërohen në njeriun e parë që na buzëqesh kur zbresim nga makina, Srboljubi, i cili mbas një “Dobrodošli”, shton në çast “Mirë se erdhët”, dhe të rrëmben vetvetiu në ngazëllimin e vet, duke të shpënë t’i argëtosh sytë me pemët e pafundme frutore që stolisin tokat e tij, ndërsa përpara syve të hapen plantacionet me tranguj që eksportohen direkt në Gjermani (nën emblemën e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës), stallat me kafshë, arat me misër dhe bletët e mjalti që duket sikur buron nga kroje qiellore.
Historia e këtij njeriu dhe origjinës së tij dhe të lagjes së vet, është thelbi i këtij tregimi.
Si të gjithë banorët e këtij fraksioni të Manishincës, Srboljubi është thjesht një “Korçar”!
Po pra, e lexuat mirë!
Ai vetë e pohon kur është duke të shoqëruar nëpër shkallët e shtëpisë së tij familjare, se korçarë në këtë ngulim janë të gjithë pa përjashtim, të cilësuar qysh në mbiemra si Korčević, apo në emërtimin e lagjes së tyre “Korčini”, që është thjesht versioni në serbisht i shumësit “Korçarë” në gjuhën shqipe.
Prej kohësh kisha dëgjuar se në Kosovë dikur patën ardhur valë migrimesh edhe nga viset jugore të Toskërisë, por njohuritë e mia ngushtoheshin veç me praninë e shqiptarëve ortodoksë dhe vllehëve voskopojarë në Prizren, të cilët në këtë kryeqendër ekonomike dhe kulturore të këtyre viseve shqiptare, ishin shpërngulur kryesisht mbas djegies së Voskopojës, dhe ku kishin pasur edhe Kishën e tyre të Sveti Spasit (të djegur për këtë shkak nga serbët), si qendrën e tyre shpirtërore dhe fetare, me liturgji në greqisht (jo serbisht), stemën e veçantë të komunitetit të tyre (jo në gërma cirilike serbe), e shumë gjurmë të tjera të lënë në këtë qytet.
Në Kosovë nuk mungojnë gjithaq edhe mbiemrat “Korça”, dhe gjithmonë pata qenë kureshtar për origjinën e këtij mbiemri, sidomos kaq larg Korçës së mirëfilltë, vendlindjes së gjyshërve të mi.
Të ulur rreth tavolinës së këtyre korçarëve të habitshëm kosovarë, në një fshat serbishtfolës, pasi e zonja e shtëpisë, një nikoqire e vërtetë, me buzën në gaz, sytë e hareshëm e gojën e ëmbël, na ka ofruar përnjëherë çdo pije dhe ushqim të mundshëm, unë nuk përmbahem dot dhe pa humbur kohë i kërkoj Srboljubit të ma shtjellojë më hollësisht historinë e origjinës së tyre korçare.
“Me kadalë” – ma kthen ai në shqip, në dialekt të pastër geg, dhe fillon të tregojë se përpara disa shekujsh paraardhësit e tij kanë ardhur pikërisht nga Korça, kryesisht “Kao zidari”, “gurpunues”, mjeshtra në këtë zanat të vyer, dhe janë kujdesur për ndërtime të shumta, përfshirë kishat e këtyre trevave.
Duke dashur ta përforcojë dëshminë e tij, mikpritësi ynë na tregon po ashtu se korçarët e mërguar deri në Manishincë, patën ardhur duke kaluar pikësëpari nga viset e Maqedonisë, më saktësisht nga Prilepi, dhe të ofron një libër fort vëllimor si fakt të mëtejshëm, një libër ku tregohet se familjet korçare të ardhura tërthorazi nga Maqedonia, kishin qenë fillimisht katër syresh (dhe dyzet e nëntë shtëpi), ndërsa pastaj ishin bërë plot katërmbëdhjetë, me tetëdhjetë e shtatë shtëpi.
Është vërtet e mahnitshme t’i dëgjosh dhe t’i lexosh këto gjëra, aq më tepër të thëna nga dikush që ndonëse flet serbisht, ka pamjen dhe fytyrën tipike dashamirëse dhe zemërgjerë të një korçari (edhe gjyshja e stërgjyshi im korçar, kështu dukeshin fundja).
Në familjen e tij, duke përfshirë doemos të shoqen, Verkën, e cila nuk resht së foluri edhe ajo, duke të sjellë kafe turke, mjaltë kurativ të bletëve të familjes, raki të disa llojeve (edhe ftoi, si askund tjetër; megjithëse unë ia kthej flakë për flakë, se në Boboshticë të Korçës, kemi raki mani, ai askund tjetër gjithashtu), të gjithë sidoqoftë ndihen korçarë dhe kanë vetëdije të plotë për origjinën e tyre, bashkë me djalin dhe nipat e këtyre dy ish mësuesve të moshuar, e ndoshta pakëz edhe nusja e tyre.
Nusja mbase është nga lagja e afërt, fraksion e të njëjtit fshat, që mban emrin kuptimplotë “Bugari”, megjithëse vendasit ngulmojnë që bëhet fjalë për maqedonas, të cilët serbët dikur i patën quajtur kështu, e ndërkohë për veshët dhe ëndjen e saj maqedonishtja ime tingëllon më këndshëm se kroatishtja me të cilën po komunikoj me antarët e tjerë të kësaj familje gazmore korçarësh kosovarë serbishtfolës.
Prania e një toponimi të këtillë, “Bugari”, kaq afër lagjes Korçini në Manishincë, e dëshmon edhe më tepër prejardhjen e tyre korçare, duke faktuar kalimin e tyre nga Maqedonia, ndoshta bashkërisht me maqedonas (bullgarë) sllavë, të cilët mund të jenë shpërngulur njëkohësisht me korçarët në ato kohë të turbullta, disa shekuj më parë.
Ndërkaq tërë familja është mbledhur, teksa njëri nga fëmijët mban akoma të veshur fanellën e Messi me stemën e Barcelonës, dhe unë i them me qesëndi “Messi sada igra za Paris SG” (Messi tani luan për Paris SG), dhe menjëherë shtoj “Sad će Manaj, albanac, da igra za Barça” (Tani do të luajë Manaj, lojtar shqiptar, për Barça-n), por çunaku buzëqesh dhe të avitet me kërshëri edhe ai, duke treguar të njëjtën mikpritje si gjithë të afërmit e tij.
Të vërshojnë të gjithë me pyetje “Ku është Korça?”, “Si është Korça?”, “Si shkohet në Korçë?”, “Ko ima najbolju rakiju, Korčini ili Korça?” (Kush e ka rakinë më të mirë, lagja Korçini apo Korça), “Mi smo korčini” (Ne jemi korçarë), dhe nuk harrojnë të të tregojnë me mburrje, se kanë njohur një korçar prej vërteti, i cili dikur paskësh punuar në Kosovë për organizatat ndërkombëtare.
Mezi presin të shkojnë në Korçë, ndërsa të paktën kreu i familjes, Srboljubi, ka qenë në Tiranë dhe bregdetin shqiptar, por këtë gusht të nxehtë, nuk e mban vendi pa vajtur gjer në Korçë, mbase i nxitur jo pak edhe nga vizita jonë, nga ky takim kaq mbresëlënës mes korçarësh, që përkundër shekujve ndarje, ndihemi sërish mirëfilli të këtillë, megjithëse flasim gjuhë të ndryshme, sepse shpirti, zemra, qëndrimi, kultura dhe origjina, na bashkon më tepër se gjithçka tjetër.
Kur bëhesh gati të largohesh, ngaqë pas muzgut po erret dhe nata nuk është për shtigjet e ngushta rurale deri në rrugën Gjilan – Prishtinë, të gjithë brofin në këmbë, të habitur që po ikën pa u nginjur me gatimet, mishin dhe mikpritjen e tyre, dhe të rrasin në duar një enë me disa kilogramë mjaltë të cilësisë më të lartë, teksa “Faleminderit” të thonë vetë në shqip, pa hapur akoma ti gojën për të folur.
I zoti i shtëpisë na shpie të shohim edhe krojin e fshatit, ku datohet më së miri themelimi i këtij vendbanimi, dhe ku lexoj vitin e moçëm 1674, si themelimin e “Mahala Korčini”, lagjes së tyre të korçarëve.
Ky krua i kushtohet Sveta Petkës (Shën e Premtes), dhe gjithkujt që shuan etjen në këtë burim, i thuhet që “Çdo pikë uji t’i bëhet shëndet atij që e gjerb”!
Kur jemi uruar anasjelltas “Natën e mirë” (prej tyre, në shqip), dhe “Prijatno” (prej nesh, në gjuhën e tyre), largohemi nga lagja Korčini me bindjen se kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje që rrallëherë kemi për ta hasur në jetë.
Këta njerëz, këta korçarë krejtësisht të panjohur, që jetojnë në viset kosovare prej kaq shekujsh, akoma janë tepër të vetëdijshëm për origjinën e tyre, duke e ditur se nga vijnë, çfarë prejardhje kanë, duke pasur gjithaq dijeni të plotë për rëndësinë e Korçës dhe të kulturës e traditave të saj edhe në ditët e sotme.
Mbase gjuha që flasin është e ndryshme, ngaqë prej shumë kohësh jetojnë krah për krah me serbët,me të cilët i afron feja, bashkëjetesa dhe doket e shumta, ndoshta janë asimiluar në shumë aspekte, por vetëdijen e dëlirë korçare nuk ua kanë zhbërë apo ndryshuar sadopak vitet dhe shekujt.
Korçarët e lagjes Korčini e dinë shumë mirë se kushërinjtë e tyre në Kosovë, me mbiemrin Korça, shqiptarë dhe myslimanë me fe, janë të afërmit e tyre nga gjaku, dhe këtë gjë e pohojnë njëzëri pa ngurrim.
Gjithashtu këta njerëz kanë punuar, jetuar dhe janë shkolluar bashkë me fqinjët e tyre shqiptarë, jo vetëm në kohëra jugosllave e titiste, por edhe në ditët e sotme, dhe hyrje-daljet, bashkëjetesa dhe tregtia midis dy komuniteteve është gjithnjë për t’u pasur zili.
Falë kësaj dashamirësie që mbretëron mes banorëve të lagjes Korčini dhe shqiptarëve, edhe unë pata fatin të mësoja për këta korçarë të panjohur të Kosovës, sepse vetë shqiptarët më treguan për praninë dhe historinë e tyre, duke më grishur edhe më tepër, për shkak të rrënjëve të mia korçare.
Jam i lumtur që i njoha, që kuvendova me ta, që ma treguan prejardhjen e tyre, por mbi të gjitha u ndjeva krenar ngaqë e kuptova mirëfilli se kur u takuam, të gjithë së bashku ishin veç KORÇARË!
Moderatorja Luana Vjollca, po shijon ditët e fundit si 29 vjeçare.Kjo pasi në fillim të muajit shtator kalon në të tridhjetat dhe për këtë kanë ngelur vetëm edhe pak ditë. Vjollcaështë duke kaluar një periudhë të mirë, pasi vazhdimisht po punon në projekte të reja. Biondja po ashtu mori vëmendje të madhe me linjat trupore në fotografitë e reja me bikini, e me dukjen tërësisht pa makijazh.
“Ditët e fundit si…”, ka shkruar ajo aluduar në festën e ditëlindjes që do të jetë më 2 shtator.
Gjatë 24 orëve të fundit Greqia ka regjistruar 3.625 raste të reja me covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 554, 055 të prekur. Në Atikë u raportuar 768 raste, 367 në Selanik, 340 në Kretë dhe 112 në Rodos. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 13, 328 qytetarë, 95.2% et ë cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç. Ndërkohë 296 pacientë janë duke u trajtuar në intubim.
Në kuadër të plotësimit të nevojave të qytetarëve për aplikim për karta ID dhe pasaporta, ditën e shtunë, 21 gusht, zyrat e aplikimit për dokumente biometrike do të jenë të hapura. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme ku njofton se, “zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe nesër, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë, në qytetet e mëdha”.
Vendimi i Gjendjes Civile dhe Kompanisë Koncesionare synon të lehtësojë fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, rritur ndjeshëm këto ditë gushti, me ardhjen në atdhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit”, thuhet në njoftim MB.
Personi që po shikoni në foto është Denisi, 32 vjeç, autori I dhunimit të shumë vajzave në Tiranë. Djali në fjalë është identifikuar pas denoncimit të publikuar pak më herët nga JOQ, ku një vajzë shihej me buzë të çarë nga grushti që një natë teksa kthehej në shtëpinë e saj, mori nga 32-vjeçari. Qytetari që ka arritur të identifikojë Denisin, tregon se ai është i frustruar seksualisht dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. I riu jeton në rrugën “Myslym Shyri” dhe jo pak herë ka dhunuar vajza që shikon vetëm në rrugë, në orët e vona të natës.
Para pak çastesh publikuam një denoncim të një vajze e cila është dhunuar gjatë natës në mes të Tiranës. Pa kaluar shumë kohë të shumtë kanë qenë personat që kanë kontaktuar në redaksinë tonë dhe kanë dhënë detaje në lidhje me djalin në fjalë. Mësohet se i riu që ka goditur vajzën quhet Denis, është rreth 32-vjeç dhe jeton në Myslym Shyri. Qytetarët kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që ky djalë ka dhunuar një vajzë, pasi është rast i përsëritur dhe djali është i frustruar seksualisht.
Pas denoncimit në redaksinë tonë, vajza e cila u dhunua nga djali në fjalë ka treguar se edhe policia e ka identifikuar djalin, duke shtuar se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se tani çështja do të shkojë në gjykatë. Raste të tilla si i vajzës e cila pa e njohur dhe pa patur asnjë problem me djalin që e goditi do të vijojnë të denoncohen në redaksinë e JOQ ALBANIA. Policia dhe institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë në kohë, para se të jetë shumë vonë që qytetarët të jenë të sigurtë në çdo moment të ditës apo natës,”- shkruhet në denoncimin e bërë nga JOQ.
Një i ri nga Tirana është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me 500 mijë lekë gjobë, për shkak se është gjendur fajtor për “Braktisjen e kafshës së shoqërimit”. E cila ma pas ka kafshuar një qytetar, duke i shkaktuar plagë të rënda në dorë. Rasti është rregjistruar në 30 Mars 2021, pranë shkollës “Jakov Xoxa” në Tiranë, kur E. B, ishte duke ecur me biçikletë. Në këtë moment ai ka parë një djalë të ri, i cili mbante një qen me zinxhir. Ne momentin që E.B, ka kaluar pranë qenit është frikësuar dhe personi që mbante qënin E. Ç, i ka thene “…nuk të kafshon jo…”.
E. B. ka vazhduar rrugën dhe kur ka kaluar pranë qenit ai i është vërsulur. Ai për tu mbrojtur i ka nxjerrë dorën para dhe qeni e ka kafshuar në dorë. Personi që kishte qenin banonte aty pranë dhe i ka thirrur babait të tij, duke i thënë “…hajde se ka kafshuar qeni dikë…”, citon Fax Web.
Në këtë moment aty ka ardhur babai i djalit, i cili ka hequr qenin prej atje dhe është larguar bashkë me të, dhe me gjithë kërkesën e E. B ai nuk ka pranuar ta dërgojë atë në spital duke i thënë se “…nuk kam makinë për të transportuar….”. Nisur nga kjo situatë qytetari i është drejtuar komisariatit Nr.4 në Tiranë duke depozituar një kallëzim penal. Çështja u rregjistrua në prokurori dhe prokurori i çështjes, Sajmir Hysi, vendosi të marrë të pandehur të riun E. Ç, duke i kërkuar gjykatës dënimin e tij me 750 mijë lekë të vjetra gjobë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi, e dënoi përfundimisht E. Ç me 500 mijë lekë të vjetra.
Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Kuzhinieri i famshëm me famë botërore, Nusret Gokçe është paditur nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla.Kuzhinieri, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë.
Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur. Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit. Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”
Sakaq, Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Ushqimet e tij preferohen së tepërmi dhe restorantet, frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.
Një gardiane burgu në Addiewell të Britanisë është në telashe, pasi është filmuar duke u puthur fshehurazi me një të burgosur. Filmimi është regjistruar nga i riu që vuante dënimin. Ai vendosi telefonin në parvazin e dritares dhe e ktheu me drejtim nga dera hyrëse. Pas pak, aty futet gardiania e burgut. I riu, e tërheq brenda dhomës dhe shkëmben disa puthje e më pas gardiania largohet. Thuhet se gardiania rreth të 20-ave është detyruar nga i riu për puthjet, megjithatë, këto pretendime ende nuk janë konfirmuar. Pasi u bë publik incidenti ajo është larguar nga puna dhe është e shqetësuar për karrierën e saj në polici.
Një lidhje e pazakontë midis dy kushërinjve ka ndodhur në Vlorë. Një burrë ka krijuar marrëdhënie emocionale dhe intime me vajzën e hallës së tij, megjithëse të dy kushërinjtë ishin të martuar. Kjo gjë nuk e ka ndaluar 50-vjeçarin të filmonte momentet intime mes tyre dhe të shantazhonte më pas kushërirën se nëse nuk do i jepte shumën që i kërkonte atëherë do i tregonte familjes, shkruan Ora News.
Në mënyrë të vazhdueshme ajo i kishte dhënë atij shuma të ndryshme parash. E frikësuar nga shantazhi, ajo kishte vendosur që gjithçka t’ia rrëfente bashkëshortit të saj. Denoncimi në policinë e Vlorës është bërë gjatë këtij muaji. Në mesazhin e “viktimës” së shantazhit janë gjetur mesazhe kërcënuese nga kushëriri. Aktualisht ndaj tij është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marrjen e pasurisë”.
Zbatimi i masave të reja anti Covid në Malin e Zi nuk do të kërkohen të zbatohen nga shtetasit që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit. Përmes një deklarate, kryetari i Ulqinit, Aleksandar Dabovic, sqaron se shtetasin nga rajoni nuk përfshihen në listën e personave që do t’u kërkohet pasaportë vaksinimi për të hyrë në Mal të Zi.
Nga 21 gushti deri me 10 Shtator, në Mal të Zi mund të kalohet vetëm me tampon negativ të 24 orëve të fundit, me pasaportën e vaksinimit apo me një vërtetim se gjatë kohëve të fundit jeni shëruar nga infektimi prej Covid 19.
Masa kufizuese vijnë pas rritjes se konsiderueshme të numrit të infektimeve.
Të gjithë personat që do të kalojnë në Mal të Zi, pa plotësuar këto kushte, sipas institutit të shëndetit publik atje, do të futen ne karantinë 14 ditore. Testi negativ i koronavirusit ose pasaporta e vaksinimit do të kërkohet edhe në dasma, ditëlindje apo organizime të tjera. Rregulli vlen edhe për personat që zgjedhin të pushojnë në hotelet e vendit.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 535 qytetarë, në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë. Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 535 Të shëruar në 24 orë 122 Të shtruar në spitale 60 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 6173
Testime totale 985,705 Raste pozitive 138,132 Raste të shëruara 131,042 Raste Aktive 4615 Humbje jete 2,475
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në dy aktivitete masive në Malin e Tomorrit për festën fetare dhe në Korçë për festën e Birrës, Policia Rrugore ka marrë detyrimet e saj për javën, të përcaktuara në këtë plan masash dhe ka filluar zbatimin e tyre në terren.
Në këtë kuadër, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate forografik.
Gjithashtu në akset kryesore Lushnjë-Skrapar dhe Elbasan-Korçë, janë instaluar radarë në pika të ndryshme me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, që sjell për pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore të atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikur edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Njëkohësisht, patrullat e lëvizshme në këto akse, po ushtrojnë dhe do intensifikojnë kontrollet duke përdorur alkooltestuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Nisur nga fluksi shumë i madh përgjatë gjithë sezonit turistik, e më i shtuar përgjatë fundjavave, Policia Rrugore ka instaluar radarë duke filluar nga rruga e Kombit, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qëndrat urbane.
Policia Rrugore nuk është në aksion, por në përmbushje të detyrës që ka dhe nuk ka për qëllim shtimin e sasisë së masave administrative, pasi përditë po informojmë për prezencën e radarëve dhe të Policisë, në të gjitha akset rrugore, qëllimi jonë dhe i shumicës së përdoruesve të rrugës është parandalimi i aksidenteve rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetes në rrugë.
Policia Rrugore, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos qarkullojnë me shpejtësi që cënon sigurinë e jetës në rrugë pasi do përballen në çdo rrugë me radarët e Policisë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor nuk lejohet në asnjë masë përdorimi i alkoolit por duke filluar nga 0.01 mg/l fillojnë penalitetet të cilat vijojnë sipas masës së konsumimit të alkoolit, deri në pezullim te lejes së drejtimit dhe me arrest, kur drejton mjetin në gjëndje të dehur.
Të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit apo kaskë mbrojtëse, drejtuesit e motomjeteve të qëndrojnë në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me leje drejtimi në xhep.
Policia Rrugore falënderon qyetarët që duan rregullin dhe ligjin, duke denoncuar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton sërisht që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional. Policia ju uron gëzuar festat dhe fundjavë të mbarë e të sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
TIA ka dhënë një njoftim për të rikujtuar gjithë udhëtarët që duan të shkojnë nga Rinasi me aeroplan për në Greqi apo Itali. Sipas informacionit zyrtar, për të dyja vendet është i detyrueshëm të plotësohet e printohet formulary PFL 24 orë para udhëtimit ose nuk ikën dot.
NJOFTIMI NGA TIA
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italise dhe Greqise, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.