Zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta, të hapura dhe të shtunën

Në kuadër të plotësimit të nevojave të qytetarëve për aplikim për karta ID dhe pasaporta, ditën e shtunë, 21 gusht, zyrat e aplikimit për dokumente biometrike do të jenë të hapura. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme ku njofton se, “zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe nesër, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë, në qytetet e mëdha”.

Vendimi i Gjendjes Civile dhe Kompanisë Koncesionare synon të lehtësojë fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, rritur ndjeshëm këto ditë gushti, me ardhjen në atdhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit”, thuhet në njoftim MB.